Nga “Daily Mail”
Një dokumentar i ri i “BBC4” zbulon detaje të reja mbi jetën intime të ish-despotit libian, Muamar Gedafi, i cili ka torturuar dhe përdhunuar qindra vajza dhe djem përgjatë 42 viteve të sundimit të tij në kombin afrikano-verior
Zbulime shokuese kanë dalë në dritë rreth dy vjet pasi diktatori Muamar Gedafi u kap dhe u torturua për vdekje në tetor të 2011-s, kur regjimi i tij u rrëzua nga kryengritësit të ndihmuar nga forcat e NATO-s. Dokumentari bazohet në intervistat e realizuara me ish-punonjës të pallateve të kolonelit dhe disa nga viktimat e tij. Stili i jetës së Gedafit tmerroi botën perëndimore dhe turpëroi Libinë.
Imazhet e një dhome torturash dhe një klinike gjinekologjike, shfaqen në dokumentarin e BBC-së ku Gedafi eksperimentonte perversitetet e tij seksuale mbi të miturit. Qindra, e mbase mijëra djem e vajza adoleshente janë përdhunuar nga diktatori, përgjatë viteve të sundimit të tij në Libi.
Njëra nga dhomat mban një shtrat dopio dhe ka një dekor të viteve 1970. Më e frikshme duket dhoma gjinekologjike me të gjitha instrumentet e nevojshme, e cila i shërbente kolonelit për të kontrolluar personalisht nëse vajzat që i qenë bërë dhuratë ishin vërtet të virgjëra. Po aty ato detyroheshin të abortonin nëse mbeteshin shtatëzëna.
Një pjesë e viktimave të tij përfundonin edhe më keq, pasi iu rrëmbeheshin familjeve dhe iu nënshtroheshin dhunimeve të të gjitha natyrave, hidheshin në fushat e grumbullimit të mbeturinave dhe liheshin të vdisnin.
Metodat e operimit të Gedafit ishin gjithnjë të njëjta, vizita nëpër shkolla dhe universitete, ku nxënëse e studente ftoheshin në leksionet e tij private. Ai fliste para një audience të heshtur, ndërkohë që “skanonte” sallën në kërkim të vajzave tërheqëse. Para se të largohej iu prekte lehtë kokën atyre që kishte “seleksionuar”.
Brenda disa orëve truprojat e tij do të silleshin rrotull për t’i rrëmbyer e për t’ia dërguar peshqesh kolonelit. Nëse familjet e tyre përpiqeshin t’i kërkonin, të miturat ekzekutoheshin. Një nënë, vajza e së cilës ishte studente në Tripoli, thotë se gjatë vizitave të Gedafit përhapej një frikë e përgjithshme në universitet: “Një vajzë u zhduk dhe askush nuk dëgjoi të flitej më për të. Një tjetër, babai dhe vëllezërit e së cilës e kishin kërkuar, u gjet tre muaj më vonë pas rrëmbimit, e shtrirë në mes të parkut. Ishte përdhunuar, therur dhe ishte lënë të vdiste”.
Një mësuese në Tripoli tregon se këto vajza ishin shumë të reja: “Disa ishin nën 14 vjeç. Ata merrnin si pa të keq vajzën që donin. Nuk kishin ndërgjegje, moral, as një grimë të vetme mëshire, ndonëse ajo ishte vetëm një fëmijë”.
Ende sot libianët druhen të flasin për shthurjen e Gedafit, për shkak të ndonjë reprezaljeje të mundshme nga ish-xhelatët e tij. Por një grua, e cila u përdhunua në mënyrë të përsëritur për shtatë vjet nga despoti, që nga mosha 15-vjeçare, tregon për abuzimet e pësuara duke ruajtur anonimatin. Ishte zgjedhur që ta priste me një buqetë me lule Gedafin, kur ai vizitoi shkollën e saj në qytetin Sirte, 350 milje në lindje të Tripolit. Kur i përkëdheli kokën, në dukje një gjest atëror, ajo mendoi se kishte nderuar atë që populli libian e thërriste “Udhërrëfyesi”. Ditën tjetër tre gra të veshura me uniforma ushtarake mbërritën në shtëpinë e saj duke thënë se koloneli kishte nevojë për më shumë lule. Pas kësaj, e morën të miturën dhe e çuan në rezidencën e Gedafit. Ky e priste i zhveshur në shtrat. I mbytur ne kokainë, alkool dhe viagra, ai abuzonte me të në mënyrë të përsëritur. “Nuk do ta harroj kurrë herën e parë. Ai dhunoi trupin tim dhe më shpoi shpirtin me një kamë. Ai teh nuk do të dalë kurrë jashtë meje”, shprehet gruaja…
Dokumentari zbulon po ashtu se skuadra djemsh dërgoheshin në strofkën e seksit të Gedafit, ku përdhunoheshin. Nuri Al Mismari, i cili ka qenë shef protokolli i diktatorit thotë: “Ai ishte tmerrësisht devijues. Kishte djemtë e tij, të cilët quheshin “grupi i shërbimit”. Të gjithë ata ishin njëkohësisht të dashurit dhe truprojat e tij… një harem për kënaqësinë e tij”./ D.Gjuzi
Po po cpaska bere diteziu po merakun e kam per lulin tone se qe nga te fundit qe e takoi koke per koke.A thua te kene folur per gjirin persik si sillua me nafijen
MEQE LULI YNE E TAKUAR KADAFIN, ME SIGURI DUHET TA KETE BRE PELEGRINAZHIN E TIJE.
Po s`ja ka bere gati Gadafi i Vicidolit!?