Zylyftar HOXHA
Dje, është përcjellë për në varrezat e Sharrës në moshën 74 – vjeçare, profesor Genc Luarasi, një nga pinjojtë më të zëshëm të familjes së njohur rilindase të Kristo Luarasit, botuesit më të famshëm të asaj kohe, me “Mbrothtësinë” në Bukuresht, pastaj në Selanik, më vonë akoma, në Sofje dhe së fundmi në Tiranë. Genc Luarasi, ishte nipi i Kristo Luarasiti, djali i djalit të tij, diplomatit Thoma Luarasi.
Inxhinier kimist në profesion, ai filloi punën në Uzinën e Superfosfatit në Laç, si kryeinxhinier, ku vazhdoi për shumë vjet. Kush i ka jetuar ato kohë, e merr me mend se çdo të thoshte të punoje në një vepër 5-vjeçari që furnizonte të gjithë bujqësinë shqiptare me pleh kimik të një cilësie ekstra. Jeta e tij në atë kohë ishte: Ditë e net pa gjumë, mes pluhurit, tymit dhe avujve kalciumit dhe fosforit, që lanë pasoja të mëdha dhe të rënda në mushkëritë e tij, të cilat u çimentuan deri sa i morën jetën para kohe.
Vite të tëra në Laç, i kishte lindur e drejta të afrohej pranë familjes. E caktojnë kryeinxhinier në Kombinatin e Drurit “Misto Mame” në Tiranë, një vend i ngushtë për të, por sidoqoftë pranë familjes. Më pas ai punon në disa dikastere qëndrore si dhe pedagog i jashtëm në Universitetin Bujqësor Kamëz dhe në disa universitet të tjerë privat, deri sa doli në pension.
I lindur dhe i rritur në një familje patriote dhe me një kulturë të trashëguar (e ëma e tij ishte një artiste dizajni polake), edhe pse Genci doli në pension, nuk mund të rrinte duarkryq. Ai ishte një njeri energjik, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim. Dhe, ashtu siç thamë në fillim të këtij shkrimi, me ikjen e tij, ai la shumë “punë” pa bërë. Tani, në moshën kanonike, në pension, profesor Gencit, “s’i zinte vendi vend” për të vënë në vend disa gjëra, aq sa mund të vinte, nga humbjet e mëdha pasurore dhe morale të Luarasëve të famshëm.
La një gjyq absurd 20 e ca vjeçar për një pjesë të truallit të shtëpisë së tij, njëkohësisht edhe shtypshkronjës së famshme, që ia kanë uzurpuar “të fortët” në Rrugën e Kavajës, gjyq, që, krahas spokut të çimentuar në kraharor, i hëngri kokën. Dita e tij ishte intensive: sa në një gjykatë në tjetrën; sa nënjë arkiv, në tjetrin; sa në hipotekë, në zyrat e kthimit dhe kompensimit të pronave për një padrejtësi të madhe me pronën e familjes Luarasi. Edhe pse shpesh dilte duarbosh dhe i zhgënjyer nga këto zyra, ai nuk tërhiqej nga angazhimi moral ndaj djersës, mundit dhe gjakut të të parëve. Ishte ky gjyq kalendash greke, që në këtë kohë marrë, as ka përfunduar dhe as do të përfundojë kurrë.
Në rrugë e sipër, për të ndriçuar veprën e parardhësve të tij, ai arriti që me mund dhe sakrifica të botojë në original të gjithë numrat e revistës “Kalendari Kombiar”, që nga viti 1889 deri në vitin 1928 të përmbledhur në katër vëllime, por i ngelën edhe shumë dokumente të tjera, midis të cilave edhe katalogimi i vepramtarisë botuese të Kristos pa u përfunduar dhe botuar.
Një vepër tjetër, e ngelur pa përfunduar, së cilës ai po i jepte dorën e fundit, ishte “Gjeneaologjia e familjes së madhe feudale të Ahmet Kurt Pashës”, pasardhëse e së cilës ishte bashkëshortja e tij.
Personalisht do të më mungojë Genci, do të mungojë kënaqësia intelektuale që ndaja gjatë kafes javore që pija me të.
Lamtumirë miku im i shtrenjtë. Paqe e qetësi për Ty!
v.l/ Dita
Nderim Pasardheit te Families LUARASI;
Nje nga me te drejtet,besik ideali;Genci Luarasi
Te jesh larg atdheut e,te marish nje lajm te tille;ndarie nga jete e te mirit dhe te pashoqit ne shoqerine qe e rrethinte Pr. Genci Luarasi,dyfishohen dhimbiet, per me teper une,ani se gati nje dekade para tij ne moshe, impenjohesha si pasardhes Ai,i familes se nderuar Luarasi,qe ne Dangelliotet i keni si “Vellezerit Frasheri” me te cilet i lidhte atdhetaduria,qe ne ato vite..
Genci simpatik, qe ne vitet e para te shkolles demostronte ate trashegimi atdhetare,kush e ka njohur e c’mon.vleren e figures tij. Ai nje jete e ka treguar me punen perkushtuese,si atdhetar i vertete,ne veprat e para industriale te vendit tone.si Kimist,ne Uzinen e Superfaostatit ne qytetin e ri Indrustrial te Lacit,si e thekson dhe artikull shkruesi,Zylyftar Hoxha qe i jemi mirenjohes,ne shoket e miqte e te ndierit Genci Luarasi qe na u nda nga jete para kohe,sa pa e pritur. Nuk mund ti harroj mbresat mare ne kafe,”Europa” me fjalen e fundit:”
-Punen me emigrantet si ke nisur…krah Alber Zholin, PERKUSHTOJU”.
E di qe kemi mangesi,me c’kerkonte Ai si atdhetar..
Ngushellime families dhe dashamireve te Tij.
I perjetshem kujtimi i Tij.
Ne emer te “Pasuesve veterane” Toronto;
83 vjecari nje jete me vepren e te ndierit.
Dhimiter M.Xhoga.
Toronto19-01-2019
U prehsh ne paqe,e qetesi,shoku i femijerise time.Pasqyrove realisht dhe paster,origjinen tende,gjate gjithe jetes tende,shume aktive.
Ja kush jane VIKTIMAT e verteta te “Antikomunizmit komunist te malokut te Vucidolit”.
Duke na leshuar mbi shpine llumin e rrugacerise,maloku i Vucidolit na rrembeu pronat.ATA QE MBETEN GJALLE NGA REVOLUCIONI ENVERIST,I GROPOSI MALOKU VUCIDOLIAN.
I lejoi hajdutet dhe zaptuesit e trojeve,tokave,ndertesave,te ndertonin te tjetersonin,te fitonin mbi trojet tona,kurse ne na rropati neper gjyqe pa fund.Ja pse ju shkurtua jeta fisnikut qytetar Genc Luarasi,ndersa rron llumi i llumit,kafsha,bisha e shpellave,Sali Berisha,Mallin dhe pasurine e popullit shqiptar e gezon vemja e tij Zeni kopili.
Ne nuk kemi hasem Edi Ramen,Edi Rama ti gezoje te gjitha.Fitofte prape zgjedhjet.Vetem bisha e shpellave nuk duhet te vije ne pushtet!
Skandaloze ! 20 vjet ne gjyqe per pronen e tij ! U nda nga jeta pa e gezuar pronen ! Hajde shteti yne demokratik, hajde ! Turp !
Erdhe ne VETE mo “demo”?!
Te lumte;ishe duke na turperuar ne disa komente ! …Keshtu DE…!.
Guri Naimit D.
Si paska vdekur Genci ? E kam patur komshi,edhe cunin ja njof,nenen (polaken) mbaj mend edhe Thomain,baben.Kemi patur edhe muhabet bashke,tani vone kur une u burrerova.
Eh or Genc, mberrite ne stacionin e Heshtjes se Madhe sic e quan vdekjen prof.Ramadan Sokoli, as shume vjeter as shume i ri,ishe i urte,i respektueshem,nje qytetar i persosur,shembull per nje sjellje tolerance,edukate e kulture.
Jetoj me KUJTIME e MBRESA:
Te njerzve -NJEREZ-mbreselene..!
… Ne kujtim te Poetes Milla Balla,
Mes “Fjale Lire”-sjelle;
Armela Hysi.
Nje jete lexuar e shkruar te tilla ndodhi me dhimbie,po jo si lexova sot 21 janar 2019t,ne Toronto gjindur, –Toronto mbuluar me “Velenxe “debore,po nuk me ka bere te pij “TRINITRINE”,perkundrazi, me dha me sjelljen e mbresava penes sa Armela Hysit dhe miqve te mij ne Athine: Nase Jani,kryetar i Lidhies e Shkrimtareve dhe artiste Emigrante, sa si melhem fjalet e Stefan Martikos, me ata une, kaluar vite e para te migrimit ne Athine mes viteve –90t. une vizituar femijet emigrante,buzequmesht shkuar e bere me femije pas vitit 1991 ne –93shin une marre eren e tyre, mes miq e shoke krijues si i miri regjizor Fehmi Oshafi
me shoke. mes Tyre nga ishulli KOS, vinte dhe nje pasionate e penes Milla Balla e cila pas krizes shendetesore do te na shkaktonte dhimbie.pas tre muajve ne spitalin e Athines ,ndahet nga jeta…
Ishte 15 janari vitit 2004,dhene lamtumiren e fundit me dhimbie pas 3 muajve ne ate spital,mes Athines.
Pen mbetur mua ate muaj ne atdhe,marre ate lajm te hidhur,permes telefonatave te miqve te saj.
Jane pikerisht kete miq e shoke, percielle ate qe sot permes penes se te mires gazetare Anila Hysi, sjelle kete bisede permes “Fjale Lire”qe une dua ta perciell mbrsat e tyre dhe te miat te gazeta e perfiteshme “DITA” e perditeshmia mes nesh dhe tej oqeanit.
Mbresat sjelle Nase Jani kryetar i Lidhjes se shkrimtareve me Stefam Martikon e Eglantina Kume,me bene mua te bashkoj mbresat e mia nga Toronto e kanadase, debora kaluar gjunjet para shtepiese sa tp -25grade.Une ne bediumin tim”Kalorifer”,po jetoj me ato dhimbie ne vite marre,emigrant pas femijve me femije. rruget e emigracionit marre,pas ati eksodi famekeq i pas 90tes,antishqiptaret sajuar…Si te heq koren e nje plage,perjetuar ketu mes studios se nipit Pianist sa ne mbarim “Doktorature”,kuruar dhimbeier ndiere larg atdheut.
**Lexoj e rilexoj kete shkrim te persosur ELEGJI dhe po e mbyll kete koment me frazat e nje Poezie te te ndieres Milla ne ate shtratin e spitalit pa shprese jetese:
..Nuk kam kohe te zbavitem,
Te ve krem, rimell tek syte,
Brenda meje POEZITE;
Grinden, qe te dalin ne DRITE !
(Gazeta Dita248 Janar 2004)
I perjetshe kujtimi Poetes Milla Bala.
Faleminderi penes suaj, Armela Hysi.
Pasues Veterani 83 vjeari:
Toronto21Janar 2019 Dhimiter M.Xhoga

“…La një gjyq absurd 20 e ca vjeçar për një pjesë të truallit të shtëpisë së tij, njëkohësisht edhe shtypshkronjës së famshme, që ia kanë uzurpuar “të fortët” në Rrugën e Kavajës, gjyq, që, krahas spokut të çimentuar në kraharor, i hëngri kokën. Dita e tij ishte intensive: sa në një gjykatë në tjetrën; sa nënjë arkiv, në tjetrin; sa në hipotekë, në zyrat e kthimit dhe kompensimit të pronave për një padrejtësi të madhe me pronën e familjes Luarasi. Edhe pse shpesh dilte duarbosh dhe i zhgënjyer nga këto zyra, ai nuk tërhiqej nga angazhimi moral ndaj djersës, mundit dhe gjakut të të parëve. Ishte ky gjyq kalendash greke, që në këtë kohë marrë, as ka përfunduar dhe as do të përfundojë kurrë!…”.Te lumte Sylyftar qw shkruan per Gencin!