Mesfushori i ardhshëm i kombëtares Shqiptare, Jurgen Gjasula, shprehet shumë i lumtur që është rikthyer në fushë pas muajsh të tëra vuajtjesh nga sëmundja që pati në zemër. “Mjekët më kanë thënë që tani është çdo gjë në rregull”, thotë tha 27-vjeçari, që qëndroi gjashtë muaj pushim për shkak të problemeve në zemër. Ai u rikthye në fushë më 9 shkurt me Duisburgun dhe thotë se tani ndihet mirë dhe ilaçet janë reduktuar. Futbollisti i lindur në Tiranë por që ka emigruar që fëmijë drejt Freiburgut, pritet të jetë një nga prurjet e reja të Xhani De Biazit për ndeshjen kundër Norvegjisë, më 7 qershor.