Gjendet i vrarë në një automjet një nga shqiptarët që dyshohet se është i përfshirë në grabitje të argjendarive në Dibrën e Madhe, Maqedoni, pak ditë më parë. Sipas mediave, mësohet se Miljan Elezi, 35 vjeç, nga Elbasani, është gjetur i pajetë në mjetin “Land Rover”, pranë kufirit dhe me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Nuk dihet nëse Elezi është eliminuar nga shokët e tij në rivalitet për të fituar më shumë apo në përpjekje me policinë. Grabitja ndodhi më 29 korrik, ku 6 shqiptarë grabitën dy dyqane bizhuterie, me dëm deri në 500 mijë euro.
Ndërkohë, mënyra e grabitjes dhe objektivi i zgjedhur (argjendari) kanë çuar në dyshime të forta se grupi të cilit i përkiste Elezi mund të ketë qenë i njëjti që kreu grabitjen spektakolare në një nga argjendaritë e TEG-ut, në fund të 2013-s, në Tiranë. Grabitja e kryer nga një grup prej katër personash të veshur si babagjyshët e vitit të ri, pikërisht në ditën e fundit të 2013-s, u pasua nga një tjetër grabitje pothuajse identike në Prizren, disa ditë më pas.
Sipas burimeve pranë uniformave blu, policitë e dy vendeve (shqiptare dhe maqedonase) po shkëmbejnë informacione lidhur me këto dyshime.
sa bukur i zgjidhin ngjarjet tek ne, dyshohet se ka mare pjese?
Keshtu perfundofshin te tere qelbesirat dhe kriminelet.
Eshte babaqyshi ose jo,i lumte dora te zotit te mallit,qe e hoqi halene!Po te ishte ne Shqiperi do ta denonin per vetembrojtje te paligjshme.