Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Identifikohet kufoma e gjetur dje në ujërat e lumit Vjosa
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Identifikohet kufoma e gjetur dje në ujërat e lumit Vjosa
KronikeLajmi i fundit

Identifikohet kufoma e gjetur dje në ujërat e lumit Vjosa

anazapta
Published April 4, 2014
Share
SHARE

Identifikohet kufoma që u gjet dje në ujërat e lumit Vjosa në Mallakastër.

Sipas policisë, viktima është shtetasi Roland Maçi nga Vlora, baba i dy fëmijëve dhe i dënuar më parë për trafik droge.

Ka qënë gruaja e viktimës e cila ka bërë edhe identifikimin e tij pasi më datën 26 mars kishte bërë kallëzim për zhdukjen e bashkëshortit të saj.

Roland Maçi u gjet i vrarë mesditën e djeshme, poshtë urës së Poçemit në Mallakastër nga një banor i zonës.

Policia e Mallakastrës u njoftua nga banorët e zonës, që janë shokuar nga skena që kanë parë. Një trup njeriu i mbështjellë me rrjetë teli, i lidhur me dy balestra makine që të fundosnin trupin në ujë dhe të humbisnin gjurmët. Me shpresën se rrjedha do e dërgonte trupin deri në det, autorët e krimit janë përpjekur të fshehin vrasjen. Policia kreu veprimet e para hetimore dhe në mesditë deklaroi se bëhet fjalë për një vrasje të dyshuar dhe jo flijim. Burime policore thanë se kanë disa pista dhe së shpejti do të kenë edhe rezultate konkrete.

“E rrethuan me rrjetë dhe e mbytën duke i vënë fije balestre sipër me qëllim që trupit të mos dilte më në ujin e lumit Vjosa, poshtë urës së Poçemit”, tha një burim policor për skenën e krimit. Trupi u konstatua në afërsi të Urës së Poçemit nga një banor i zonës. Ekspertët thonë se fillimisht viktima mund të jetë qëlluar me armë të forta pasi ka edhe dëmtime dhe më pas është lidhur me rrjetë teli dhe balestra dhe hedhur në lumin Vjosa. Por ekspertët mjeko-ligjorë do përcaktojnë llojin e armës, të plagëve në trup dhe të dhëna të tjera fizike apo biologjike që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimit makabër.

Ka edhe një version tjetër hetimor, që ai të jetë mbytur i gjallë në ujë në shenjë hakmarrje. Por për shkak se trupi kishte nisur dekompozimin, ka vështirësi në konkludimin e shpejtë shkencor dhe hetimor për rrethanat e krimit. Aktualisht policia po mbledh me agjentët e saj informacione për të kaluarën e viktimës dhe konfliktet që ai ka pasur në familje, jashtë saj, brenda apo jashtë vendit. Pista e parë është ajo e një krimi me motive hakmarrjeje.

 

 

anazapta April 4, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Pëllumb zaimi says:
    April 3, 2014 at 11:28 pm

    Vrasje të tipit mafioz! Duhet shkuar nga kufoma te mafia. Kjo është rruga më e nderlikuar!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?