Identifikohet pronari i automjetit me të cilin u krye grabitja e filialit të bankës në Vlorë. Burime nga policia vendore bënë me dije se automjeti është në pronësi të Arjan Qenanit, pronari i një firme brisqesh në Tiranë, ku ky i fundit në ambientet e komisariatit ka deklaruar se mjeti i është marrë me forcë. Grabitësit kanë mundësuar fillimisht grabitjen e automjetit, me të cilin më pas kryen dhe vjedhjen e bankës. Grabitja u regjistrua mesditën e të mërkurës, ku persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në ambientet e degës së “BKT” dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 5 milionë lekë. Më pas grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja me automjetin ngjyrë të bardhë me targa të Tiranës, të cilën policia e gjeti më pas të djegur në pyjet e Dukatit. Forcat RENEA edhe dje kanë kryer kontrolle në këtë zonë për të dyshuar.