Stafi mjekësor që po trajton 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher, doli në konferencën e radhës për shtyp për të dhënë të tjera detaje nga gjendja shëndetësore e gjermanit, pas aksidentit që pësoi duke bërë ski në alpet franceze. Sipas mjekëve, ka shenja të vogla përmirësimi në gjendjen e ish pilotit pas skanimit të radhës dhe një tjetër operacioni për plagët e marra në tru.
“Nuk mund të themi se është jashtë rrezikut për jetën, por kemi fituar pak kohë”, deklaroi doktori Jean-Francois Payen, i cili është edhe përgjegjësi kryesor në spitalin universitar të Grenoble për njësinë e trajtimit intensiv. Më tej, ai theksoi se orët e ardhshme do të jenë vendimtare, por nuk mund të parashikohet në asnjë mënyrë se çfarë mund të ndodhë gjatë ditëve apo javëve të ardhshme.
Schumi ndërkohë, i rrethuar nga e gjithë familja e tij në çdo moment, vazhdon të jetë në gjendje kome artificiale dhe ende me plagë në tru, ndonëse në masë më të vogël pas operacionit të dytë. Mjekët japin sinjale shprese për legjendën e Formula 1, ndërkohë që mesazhet në mbështetje të tij, jo vetëm nga bota e sportit, por edhe më gjerë, vazhdojnë të vërshojnë lumë në të gjitha rrjetet sociale. Supersport
Mqnse eshte dita e pare e viti 2014 UROJ qe ish-7 herè Kampion Bote ne F1 te kthehet ne jetè
prane Familjes…….!