Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti dje në një takim Drejtoreshën e Bankës Botërore për Evropën Juglindore Ellen Goldstein. Gjatë këtij takimi, Ministri Gjiknuri u ndal tek situata në sistemin energjitik të vendit dhe angazhimet e ndërmarra nga qeveria për të zgjidhur çështjen e zinxhirit të borxheve mes operatorëve. Ministri ju referua reformave që duhet të ndërmerren gjatë vitit në kuadër të legjislacionit në fushën e energjisë. Gjiknuri garantoi se strukturat e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë po punojnë për të krijuar bazën ligjore në përputhje me direktivat ndërkombëtare. Një temë e veçantë ishte ajo e gjendjes së sistemit të shpërndarjes, ndërsa Ministri prezantoi nismën e qeverisë për ngritjen e një Task Force e cila synon që të rrisë nivelin e arkëtimeve dhe të reduktojë nivelin e humbjeve në rrjet. Ministri Gjiknuri dhe Zonja Goldstein mbështetën zgjidhjen sa më të shpejtë të konfliktit rreth kompanisë CEZ Shpërndarje çka sipas tyre i hap rrugën investimeve të mëtejshme.
Po zgjidhja e problemeve te popullit kujt i hap rrugen!? Nje vit me pare ishte populli qe ju dha voten dhe jo CEZ……