Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti sot në takim një ekip të Bankës Botërore, i kryesuar nga Salvador Rivera. Gjiknuri njohu përfaqësuesit e Bankës Botërore me projektin e qeverisë së re në fushën e energjisë dhe industrisë ashtu sikurse edhe me planin e masave të këtij institucini për zgjidhjen e çështjeve më emergjente të sektorit.
“Ministri shprehu shqetësim për situatën financiare në të cilën ndodhet sistemi energjetik ndërsa me theks të veçantë u diskutua mbi mënyrat për të zgjidhur problematikën e krijuar me kompaninë CEZ Shpërndarje. Bashkëbiseduesit shkëmbyen ide se si mund të menaxhohet situata aktuale me kompaninë e shpërndarjes dhe për sfidat që lindin pas zgjidhjes së konfliktit. Në këtë linjë, Z.Gjiknuri e cilësoi si shumë të vlefshme ekspertizën e Bankës Botërore. Gjatë takimit u diskutua edhe në lidhje me gjendjen e kompanive të tjera në sistem si Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST). Ministri Gjiknuri shprehu angazhim për rishikimin e strategjisë për energjinë ndërsa kërkoi ekspertizën e Bankës Botërore në këtë proces të rëndësishëm. Nga ana e tij, Rivera theksoi gatishmërinë e Bankës Botërore për të ndihmuar qeverinë shqiptare në analizimin e situatës në të cilën ndodhet sistemi dhe alternativat e zhvillimit. – thuhet ne njoftimin per shtyp te ministrise.
Banka Botërore garantoi gjithashtu se do të ndihmojë Shqipërinë me ekspertizë edhe sa i takon fushës së energjisë së rinovueshme.
Pasuria hidrike e lumenjve dhe liqeneve eshte nje nga pasurite madhore te vendit te cilat duhet te kene vleresimin maksimal , dhe te mos tolerohet asnje spekullim e pazar i asaj qeverie e mafjes te huaj e asaj vendase ..Perse ? sepse sikurese shihet , ky vend eshte joshur ne dhenje me koncensjon ndertime hidrocentralesh , veprimtari qe e kethen vendin ne Koloni e shqiptaret ne skllever ne vendin e tij . Perse ? sepse ne realizinim e nje prodhimi a produkti te gatshem 50% perqind te cmimit te shitjes e ze lenda e pare ,Ne cdo fushe Ndertim , Bujqesi etj . Kjo gje duhet te kihet mire parasysh si ne ato koncensjone qe eshte bere shume mire qe jane anulluar dhe te shkohen ne lapes , dhe mendoj se nga blerja e energjise te prodhuar nga keto kompani , nga vlera e blerjes duhet 50 % e saj ti mbahet , t’ju vilet dhe ti faturohet nga shteti , Qarqeve , Rretheve , Bashkive a Komunave dhe apsolutisht kjo pasuri publike natyrore te perfitohet nga keto pushtete vendorete cilat per hir te se vertetes shume zona malore te vendit po ç’popullohet per mungese mjete jetese e mungese punesim kjo do mundesoje ne vazhdimesi bashke pronesine e te gjitha Hidrocentraleve te dhena e te ndertuara me koncensjon kjo çon hakun tek i zoti
Z.Gjiknuri,hiq Sahit Dollapin te kesh te rregullume situaten ne CEZ.Ne ket Kompani vecse Vidhet dhe ushtrohet presion.Kontabilizohen Investime ne rrjet me levizje shtyllash nga nje vend ne tjetrin dhe rregjistrohen si blerje te reja.E Shume Shume hajdutlliqe te tjera.
Sa te kujtoheni ju z Gjiknuri per te hequr ate plehren e Saliut ai ua ka bere kompanine me keq se ato pamjet qe hedh Edi Rama me pamjet nga K/ministria dhe ministrite e ndryshme.Kush do ja bej auditin atij qe punon me bilance te fallsifikuara? Vazhdoni flini gjume mbi Sahid Dollapin se po ju sfidon dhe ne media duke folur poshte e larte se nuk e heqin dot dhe fakt eshte qe po vazhdon akoma te kerceje mbi ju!!!! Asgje nuk ju justifikon Z Gjiknuri as ato gjoja procedurat teknike te ERE-s qe ata mjeshtrit e Saliut i benin brenda 24 oreve Shpresojme qe nuk kemi gabuar kur kemi votuar