Nga Muhamed Veliu, TCH
“Të numërohet çdo votë. Është në interesin më të mirë të Kryeministrit të ardhshëm, është në interesin më të mirë të çdo qytetari që të bëjnë këtë transparencë për ndryshe. Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur”.
Ky ishte deklarimi paralajmërues i Sali Berishës mesditën e të hënës, të cilin Damian Gjiknuri, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, e shikon si një qëndrim të ndryshëm të Kryeministrit në ikje, pasi ai u deklaroi shqiptarëve që e njihte rezultatin.
Deklaratën e Berishës, përfshi hapat e hedhur nga KQZ-ja, Gjiknuri i përkufizon si veprime të urdhëruara nga Berisha dhe kasta e tij për të penguar daljen e rezultatit në kohë dhe vonuar procesin ankimor dhe krijuar amulli në elektoratin që e ndëshkoi me votë.
Krahas vendimit të Kolegjit për pavlefshmëri absolute të vendimit të KQZ-së për të rinumëruar të gjitha kutitë e Lezhës, Gjiknuri sjell edhe një argument tjetër.
“Fakti, të fshehësh paligjshmërinë në emër të transparencës kjo është e dënueshme dhe e papranueshme. Nëse ke nevojë për transparencë, mund ta kërkosh me mekanizma të tjerë. Nuk mund të përziesh transparencën gjatë një procesi të shqyrtimit administrativ. Ligji, sa për t’ia sqaruar publikut, me kërkesë të PD-së, në vitin 2011 në kodin zgjedhor është ngushtuar hapësira e rinumërimit duke u bazuar vetëm në shkaqe të qarta që kanë të bëjnë me vota të kontestuara e që palët e dinë paraprakisht problemin. Nuk njihet koncept rinumërim total se ti ke kërshëri. Ajo që njeh ligji është nëse ka kontestime, t’i rinumërojmë sepse KZAZ nuk janë vlerësuar si duhet. Kjo ka qenë kërkesë e PD-së e reflektuar në Kod dhe mjafton të krahasoni tekstin e kodit të 2009 me atë të 2012-ës do të shihni ndryshimin ne ligj”.
PS thotë Gjiknuri nuk është kundra transparencës dhe për këtë u ofron demokratëve këtë zgjidhje.
“Nëse Berisha kërkon transparencë unë po e them edhe në emër të PS-s se ka forma të ndryshme. Një prej tyre është ajo që na është mohuar në 4 vjet më parë dhe tani le të bëhet realitet. Që do të thotë PD-ja, nëqoftëse ka kërshëri për të parë sa e thellë është humbja e saj apo do të bëjë transparencë të gjithë procesit të kërkojë në parlament një komision hetimor të përbashkët dhe le të bëjmë transparencën e plotë të zgjedhjeve dhe mos të vonojmë zgjedhjen e rezultatit pasi biem në kundërshtim me çdo lloj norme juridike dhe normë të standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Gjiknuri.
TRANSPARENCEN E ZGJEDHJEVE BERISHA DUHET TA KERKOJE NGA QELIA E BURGUT.
Kjo do te ishte me e drejte, me juridike dhe me ligjore sesa brockullat qe flet Gjiknuri sikur te kete perballe nje opozite normale evropiane. Para se te flase pa dogane ky jurist dallkauk i Edi Rames le te hape ligjislacionet evropiane dhe ato boterore se cfare ndodh me vrastaret, kusaret dhe hileqaret me pushtet? Por le te shiqoje edhe rastet perreth ne Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Greqi, Hungari apo Rumani qe te bindet se popujt e tjere nuk jane kaq tolerues me zullumqaret me pushtet ne vendet e tyre.
Z.Shpellar te kujtohen zgjedhjet e 2005 kur tallje bythen me Nanon qe ankohej se opozita i kish vjedhur votat?Te kujtohet 2009 kur i thoshe Rames qe fletet e votimit nuk do rinumerohen por do te digjen ne breg te lumit Erzen?
saliu zagari dhe krimineli te japi llogari per krimet dhe jo te na tregoj votat e vjedhura sa me shpejt ne burg ky qen bashke me banden etije….