Kreu i Partisë Socialdemkrate mendon se PD është ende nën ndikimin total të Berishës. Në një intervistë për Albanian Screen, Skënder Gjinushi e cilëson zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve si një “tender me ftesë”.
“PD është ende e kontrolluar 100% nga Berisha. Edhe mënyra e zëvendësimit të tij u bë si kjo loja e aktit normative. Konkurrimi nuk qe i hapur, por u caktuan dy, u bë si tender me ftesë dhe jo tender i hapur. Dhe ky mandat brenda partisë sikur u vodh, sepse kishte konkurrencë të deformuar. Që këtu tregohet se bartet e njëjta filozofi, sepse duhet të kishte distancime. Deformimi më i madh i Berishës ka qenë mosrespektimi i votës së lirë, qoftë të qytetarëve, qoftë të partisë dhe ai që e zëvendëson vjen pikërish me këto deformime, këto politika të gabuara që e kanë çuar Shqipërinë deri këtu dhe bartës ka qenë Sali Berisha, këto janë ende të trashëguara në PD”, shprehet Gjinushi.
Z. Gjinushi gjithnjë qëllon në shënjë por kësaj radhe nuk na ka thëné gjë? Dihet ajo: kur themi pd nënkuptojme saliu dhe kur themi saliu nënkuptojmë pd. Por kjo parti është e vdekur kështu? Dhe saliu këtë do? Kërkon ta marë me vehte në varr!
Ka zgjedhur lopcar per ti ruajtur lopet.