Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gjinushi sqaron konfliktin për selinë e PSD: Noka tentoi të na largonte pa gjyq
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Gjinushi sqaron konfliktin për selinë e PSD: Noka tentoi të na largonte pa gjyq
AktualitetLajm i fundit cicerr

Gjinushi sqaron konfliktin për selinë e PSD: Noka tentoi të na largonte pa gjyq

redaktor
Published October 30, 2013
Share
SHARE

Skënder Gjinushi ka sqaruar sot konfliktin e djeshëm për godinën ku prej vitesh funksionon si seli e partisë që ai drejton.

Gjinushi deklaroi gjatë një konference për shtyp se situata dje ishte një tentativë e pastër për grabitjen e selisë si dhe një veprim sipas tij, banditesk urdhëruar prej ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.

“Kjo është intertësia e qeverisë që humbi zgjedhjet dhe strukturat e saj në mënyrë të organizuar krahas vjedhjes së vendit kishin programuar edhe grabitjen e selisë. Ish-Ministri i Brendshëm tentoi të na largonte pa gjyq. Ka vetëm një gjyq mes nesh dhe pretenduesit dhe këtë e vërtetoni në Gjykatën e Lartë, është në rekurs nga ana e atij që ka humbur. Vendim i formës së prerë ku i rrëzohet kërkesa për largimin tonë me gjyq nga selia. Kur flet gjykata, hajdutët heshtin”- tha ai.

Ai ka akuzuar për shpërdorim detyre drejtorin e Entit Kombetar te Strehimit, për aktin normativ të 5 shtatorit, që e futi edhe PSD si familje të pastrehë.

“Ta fusim PSD, ne subjekt partiak, e fusin si të pastrehë dhe ky Ylli Pajo e bën këtë. Ne jemi në listën e 5 shtatorit, figurojmë si të pastrehë. Hajdutët mbijetojnë, falsifikimi është i pastër”.

Sipas Gjinushit, Policia e Shtetit ka mbrojtur dje vendimin e formës së prerë të gjykatës.
“Policia e Shtetit ka mbrojtur dje vendimin e formës së prerë të gjykatës, ku ne jemi palë me pretenduesit, ka mbrojtur pronën e shtetit sepse 2/3 janë shtet me vërtetime nga shteti. Ky nuk është pronari, ky është blerësi i blerësve dhe pronari nuk e ka të gjithë godinën,ka vetëm 1/3. Banditët vijnë në emër të drejtorit apo të përmbaruesve. Hajdut me letra, kurrë nuk keni parë, ja ku i keni”.

***

Policia shpjegon pse arrestoi policët

Me një deklaratë për shtyp sot Ministria e Brendshme ka reaguar mbi konfliktin me policinë private të Përmbarimit për cështjen e selisë së godinës së PSD. MB thekson se policia private dje ka shkelur rëndë ligjin.
Reagimi i plotë i Ministrisë së Brendshme
Në vijim të informacionit të djeshëm, mbi shoqërimin dhe më pas arrestimin e tre punonjësve të shërbimit të Ruajtjes dhe Sigurisë Publike “AULONA POL-1”, të cilët kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë se rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, ju informojmë se:Gjatë konfliktit të ditës së djeshme, shtetasi Baftjar Avdulla Nela, me preçendentë të mëparshëm penalë (goditje me mjete të forta, armëmbajtje pa leje etj), është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, pasi ka hyrë me dhunë dhe nxjerrë jashtë një punonjës të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike “A- 2000” e cila kishte marrëveshje dypalëshe me PSD për ruajtjen e këtij objekti, në rrugën “Fortuzi”.Ndaj shtetasit Baftjar Nelaj, vazhdojnë verifikimet për sqarimin e rolit të tij, gjatë incidentit të ditës së djeshme, si dhe legjitimitetin ose jo të veprimeve përgjatë ushtrimit të detyrës duke tejkaluar kompetencat funksionale si përmbarues Gjyqësor Privat. Nga ana e përmbaruesit gjyqësor Baftjar Nelaj nuk është depozituar asnjë kërkesë për mbështetje në kryerjen e ekzekutimit të vendimit, bazuar në Akt – Marrëveshjen përmes Policisë së Shtetit dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor Privat.

Theksojmë se, ndërhyrja e shërbimeve të policisë së shtetit, ka qënë e bazuar në ligj dhe ajo është realizuar vetëm pas konfrontimit të palëve, me synim shuarjen e konfliktit dhe sqarimin e rrethanave. Strukturat e Policisë së Shtetit, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga Ligji, paanshmëria, objektiviteti, me qëllim parandalimin në kohë të shkeljeve të ligjshmësi dhe vënien përpara përgjegjësi ligjore të autorëve.

redaktor October 30, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • lisdushku says:
    October 30, 2013 at 9:13 pm

    Lereni mor gjinushin se nuk ka bere krime,merruni me partine republikane

    Reply
  • DREAM says:
    October 30, 2013 at 9:20 pm

    Ky shtetasi Baftjar Nelaj ka dhe dosjen te zeze.
    Eshte nip i HAVZI NELES !
    Meqe historia perseritet une kerkoj nga pushteti popullor qe dhe ky te varet ne litar dhe te lihet 3 dite i varur
    Ne mungese te Kristaq Rames ,propozoj Birone qe te firmosi i biri …si kryetar i ripjelljes dhe kryeminister i kokepalareve .
    Vendimi te hyj ne fuqi menjeher ,ne baze te nenit partia ,paragrafi injorancia dhe shkronja idiotesia !
    Rrnofte EDvei dhe Saimiu !

    Reply
  • DREAM says:
    October 31, 2013 at 4:01 pm

    akoma ktu ky surrati i kurves enveriste
    Ti gazeta e pensionisteve boto pak kte

    http://www.youtube.com/watch?v=gCYpNcoQ1KU&feature=youtu.be

    censure …nud diskutohet !

    Reply
  • malsor says:
    October 1, 2015 at 9:04 pm

    Ky legen mut baftiari nuk e ka jeten te gjate,do iki me te shumtit,bashke me ate kurven plake qe ka nshpi,ate grun 200 vjec.do haj plumin ky.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?