Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gjinushi: Të rikthehet rendi kushtetues për kandidimet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Gjinushi: Të rikthehet rendi kushtetues për kandidimet
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Gjinushi: Të rikthehet rendi kushtetues për kandidimet

redaktor
Published May 23, 2015
Share
SHARE

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka kërkuar rikthimin e rendit kushtetues për kandidimet për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Në një konferencë për mediat, ai akuzoi KQZ se po pengon qëllimisht kandidimet.

“Kolegji Zgjedhor me kurajo dhe profesionalizëm e meremetoi këtë situatë antiligjore më datë 15 maj. Po ndërkohë kishin përfunduar regjistrimet dhe KQZ nuk pranon ta zbatojë këtë vendim. E drejta kushtetues detyron: s’ka zgjedhje të lira pa konkurrim të lirë, s’ka lojë të ndershme me rregulla të pandershme, që ndryshojnë gjatë lojës. Gara nuk fitohet me çregjistrime antikushtetuese”, tha Gjinushi.

Madje, ai nuk kurseu edhe kritikat ndaj ish-aleatit të tij, Edi Rama.

“I kërkojmë kryetarit të shumicës qeverisëse të ndalë dhe të distancohet nga veprimet antikushtetuese dhe antiligjore, e deri policore që po përdoret ndaj kandidatëve dhe përfaqësuese të PSD-së dhe të kontribuojë në rikthimin e normalitetit kushtetues në zgjedhjet e ardhshme. Të mos përdorë më kundër nesh metoda e mjete që përdoreshin kundër tij në zgjedhjet e 2011-s. Nuk rilindin zgjedhjet e lira të një kryetari të KQZ-së, që vetëm kalon nga e djathta në të majtë, gjithnjë në krahë të pushetit e asnjëherë në krahë të ligjit”, tha Gjinushi.

redaktor May 23, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Pëllumb zaimi says:
    May 24, 2015 at 12:31 am

    Kini të drejtë z. Gjinushi ? E “majta rilindase” po lufton brënda llojit të vet e inspiruar nga një “rilindas djathtisto-eklektik”që ka në krye! Kjo është e turpshme! Tradhëtia e të majtëve nga të majtët do të ketë një kosto të rëndë më pas? Tung!

    Reply
  • Hasani i tretë me Rraso prifti says:
    May 24, 2015 at 11:03 am

    E majta po kalbëzohet dhe sinjali më i madh i këtij rreziku u dha kur u braktis mbrojtësi më i madh i së majtës para 23 qershorit Skënder Gjinushi. Kryekarabushi rilindas e ndjente vehten gjithnjë inferior para Gjinushit dhe gjeti mënyrën për ta larguar. Karabushi zgjedh karabushët dhe jo intelektualët e kjo është aksiomatike. Siç është aksiomatike se karabushizmi ka një të ardhme dështake! Unë do të votoj Skënder Gjinushin! Ora e vdekjes së karabushizmit po vjen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?