Drejtoria e policisë Gjirokastër ka marrë një serë masash për parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në basenin e lumenjve Vjosë dhe Drino. Gjatë mbrëmjes së mërkurë, në shtratin e lumit Drino në Subash policia ka kapur në flagrancë dhe ka bllokuar tre automjete të tonazhit të lartë, të cilat po merrnin zhavorr në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar shtratin e lumit. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se mjetet punonin për llogari të firmës “Aliko Ndërtim sh.p.k.” me administrator Drini Aliko, nga Lazarati.