Një person është arrestuar në Gjirokastër pasi dyshohet të jetë autori i shpërthimit me eksploziv të një mjeti. Shpërthimi i makinës ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Gjirokastër, ndërkohë që sot policia ka vënë në pranga Sazan Manen. Pas kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një arsenal armësh, mes tyre 17 granata dore dhe 1 kg marijuanë. Policia tha se Mane i përgatiste eksplozivët në mënyrë artizanale. Ndërsa në lidhje me shpërthimin e automjetit ditën e djeshme, dyshohet se ai ka bashkëpunuar me persona të tjerë.