Një ish i dënuar për trafik droge me 3 vjet dhe 4 muaj burg, u arrestua dje duke kryer plaçkitje të rrjetit elektrik të qytetit dhe dëmtimit të një fabrike të vjetër në lagjen “Zinxhira”. Policia tha se ndaloi Genci Shabanin, 35 vjeç, nga Elbasani dhe R. Qafa, 19 vjeç, nga Gramshi, teksa vidhnin hekur nga fabrika e cigareve. Të ndaluarit akuzohen edhe për bastisjen e rrjetit elektrik të qytetit në lagjen “Punëtore” dhe “Kala”. Po dje u kap edhe i kërkuari A. Gjini, për vjedhje të energjisë elektrike.