Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 22 shtetas nga Siria, Eritrea e Sudani. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një grup shtetasish të huaj po udhëtonte nëpërmjet fushës së fshatit Valare në drejtim të Tepelenës kanë zhvilluar një operacion ku kanë bllokuar 7 shtetas nga Siria dhe i kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Këta shtetas kishin hyrë ilegalisht nga Greqia nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe për t’ju shmangur kontrolleve të policisë kanë lëvizur nga Kakavija deri në Gjirokastër nëpërmjet shtratit të lumit Drino.
Operacioni i dytë është zhvilluar nga Policia Kufitare poshtë fshatit Glinë, ku nga ana e policisë kufitare u bë e mundur kapja e 15 shtetasve nga Eritrea dhe Sudani, ku ndërmjet tyre kishte 2 femra dhe një fëmijë.
Këta shtetas kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek disa orë më parë dhe po lëviznin me këmbë me qëllim t’u shmangeshin kontrolleve të policisë dhe postoblloqeve të policisë kufitare. / Top Channel
Po pse Europa eshte bamiresi dhe kamp pushimi …. sic ja kane fut deri me sot USA-s dhe Canadase ?
Puno i bardhi ha i ziu me shoke ?