Në Dropull të Gjirokastrës është raportuar se janë grabitur mbrëmjen 10 banesa. Bëhet fjalë për banesa të mbyllura, pronarët e të cilave jetojnë në Greqi, duke qenë se janë minoritarë. Në këtë mënyrë edhe hajdutët e kanë më të lehtë pasi marrin informacione se në to nuk jeton njeri.
Sipas burimeve të policisë vendore, autorët, ende të paidentifikuar, kanë thyer dhe dëmtuar banesat.
Grabitjes nuk i ka shpëtuar as kisha në Jorgucat. Para 3 muajsh u inaugurua në këtë fshat edhe posta e policisë, me qëllim rritjen e sigurisë.