Nga data 1 dhjetor gjobat e automjeteve nuk do të paguhen më në sportelet e Inspektoriatit Rrugor, por vetëm në banka dhe përmes postës. Ky urdhër i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm Artan Didi, detyron pagimin e gjobave të automjeteve vetëm në këto dy mënyra, për të shmangur kontaktin e policëve të qarkullimit me pagesat me lekë në dorë nga drejtuesit e automjeteve, duke u prerë në këtë mënyrë mundësine për korrupsion. “Për të gjitha arkëtimet me vlerë mbi 100 mijë lekë njësitë shpenzuese në vartësi të Policisë së Shtetit duhet të operojnë përmes sistemit bankar ose shërbimit postar. Në asnjë rast njësitë shpenzuese nuk do të bëjnë arkëtime në arkat e tyre”, thotë ndër të tjera urdhëri i drejtorit Didi.
2 Comments
BENI SI THEM UNE E MOS BENI SI BEJ UNE
A e ka paguar gjoben qe sherbeu si shkas per pushimin nga puna te policit te rrugores ne Tirane, ky delenxhi, sfafist, bir i nje familje matrapaze ilaçesh e lares te parave te ndotura ?
Leri makinat o shef por shiko nga Lazarati cfar behet.