Kompanitë ricikluese në vend kanë afat deri në muajin Prill të vitit të ardhshëm, që të përfundojnë procesin e riciklimit të mbetjeve që kanë importuar nga jashtë. Ligji i ri “Për manaxhimin e integruar të mbetjeve” që merr fuqi ligjore pas 15 ditësh, përcakton jo vetëm ndalimin e çdo importi mbetjesh, qofshin ato të rrezikshme apo të parrezikshme, por nga ana tjetër vendos edhe penalitete të forta financiare për çdo njeri që tenton të importojë mbetje nga jashtë. Referuar ndryshimeve ligjore të miratuara sëfundmi nga Kuvendi dhe të dekretuara nga Presidenti, çdo biznes që thyen vendimin që ndalon importin e mbetjeve, do të gjobitet me 1.5 deri në 2 milionë lekë. Gjatë shqyrtimit të vendimit në Kuvend,ekzekutivi ka shpalosur projektin për të mbajtur në fuqi këtë vendim deri në momenti kur industria vendase e riciklimit të ndërtojë sistemin e riciklimit të mbetjeve që janë në vend dhe të mos zgjedhë si burim kryesor të punës importin e tyre nga jashtë.
Mendoj qe keto biznese qe kan ndertuar nje industri te tille duhet te ndihmohen nga shteti tani me vendosjen e ligjit te ri qe ndalon importin e plehrave nga jashte.Un nuk njoh as dhe nje nga keta biznesmen por pamvarsisht si e qysh e kane ndertuar ai kete industri duhet te punoj me plehrat tona dhe te mos falimentoje.Kjo mendoj qe duhet te shoqerohet me nje ndihme te gjithanshme nga pushteti vendore me nje sensibilizim te opinioni qytetar per ndarjen dhe grumbullimin e plehrave qe ne origjine dhe bashkpunimi me keto kompani qe puna e tyre te eci dhe te mos i shikojme si biznese qe na kan sjell te kqia perkundrazi.
po ato te sirise jquhen mbetje ?
Per mua quhen prodhime kimike.