Dy persona në Shkodër janë arrestuar, pas një hetimi dy ditor të Prokurorisë dhe policisë, të cilët i kërkonin shumën 1 mijë euro një shtetaseje, pasi në të kundërt do t’i publikonin në rrjetin social “Facebook” disa foto intime të saj.
Pas kallëzimit të të dëmtuar dhe në vijim të një hetimi proaktiv, u arrit të zbuloheshin dhe të ndalohesh dy autorët e kësaj vepre penale. Ata janë E. Shkambi 25 vjeç dhe N. Gurraj 21 vjeç.
Dy personat e dyshuar kishin arritur të hynin në adresën personale të të dëmtuarës në rrjetet sociale dhe prej aty kishin marrë fotot e saj.
Pasi kishin arritur të realizonin këtë ndërhyrje, po nëpërmjet rrjetit social, ata kanë kontaktuar me të dëmtuarën, të cilës i kërkon shumën 1 mijë euro, pasi në të kundërt fotot e saj intime do të publikohesh në faqet e internetit.