Dhimitër Anagnosti në filmin “Gjonleka djali i Abazit” trajton një temë që shqiptarët e dinë mirë. Fjala është për çarçafin e bardhë ose me ngjyrë të kuqe që duhet publikuar kur vajza shkon nuse. Meqë e dimë shumë mirë këtë temë, Blendi Fevziu na e përmend dhe në libër për mbretin. Ai shkon në Parlament dhe tregon çarçafin sigurisht të ngjyrosur. Virgjëri, ndershmëri e mbretit.
Parlamentarët gëzohen për këtë episod që dihet që nga Heredoti, e më vonë. Në Perandorinë Romake si kusht i perëndeshës Vesta na e shet ne në televizion e libër si ndershmëri të mbretit. Prandaj profesor Kristo Frashëri e mendoi mirë fjalën kur tha se ai libër bën për në tualet. Kam lexuar 18 libra me autorë të huaj për mbretërinë e drejtimin e Ahmet Zogut. Kanë shkruar me përgjegjësi të madhe, me vërtetësi të çdo detaji të veprës së Zogut. Flisnin dhe për çarçafin, por e përmendnin si veprim oriental të kohës babilonase. Blendi Fevziu, ky dallkauk televiziv do të bëjë shou për të fituar ca para, por në tualet do përfundojë. Atë do të bëjë dhe Atifete Jahjaga. Do na vijë në Shqipëri e në Parlament për t’u betuar për Partinë Demokratike se është e virgjër. Një çarçaf do ta vëri në Parlament, një te Presidenca, një te bashkia dhe një te banka. Znj.Atifete Jahjaga! Mos vër çarçaf. Partia Demokratike nuk është e virgjër. Nuk ka analizuar humbjen, na gënjen për rrugën e Kombit, vrau në Gërdec dhe më 21 Janar, ka lënë gjysmën e popullsisë 13 vjet pa paguar dritat, na futi në borxhe që duhen vite për t’i larë. Partia Socialiste nuk u fut në Kuvend. Ajo donte virgjërinë e kutive. Mos vër dorën në be o zonja Jahjaga, hiqe çarçafin, hiqe dorën nga zjarri.
Letër e nënshkruar
Vasil Puci, Durrës