Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gjorge Ivanov: Në Maqedoni Krishtin edhe Muhamedin do t’i vrisnin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Gjorge Ivanov: Në Maqedoni Krishtin edhe Muhamedin do t’i vrisnin
Bote

Gjorge Ivanov: Në Maqedoni Krishtin edhe Muhamedin do t’i vrisnin

Dita
Published May 29, 2016
Share
SHARE

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka thënë se as Krishti, as Muhamedi, nuk do t’ia dilnin në Maqedoni, gjatë një diskutimi në Samitin Brdo-Brijuni, në Sarajevë, ku kanë marrë pjesë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Edhe Krishti po të paraqitej do ta vrisnin. E njëjta vlen edhe për Muhamedin. Edhe ai të paraqitej do ta vrisnin. Nuk është e domosdoshme forcë, por mendje. Mendja lufton. Leka i Madh ka qenë ai që është, sepse ka pasur mësues që është quajtur Aleksandër, i cili e ka mësuar gjithçka, të jetë i durueshëm, të mësojë nga tjetri, ta shfrytëzojë momentin dhe të jetë i gatshëm në sakrifica”, ka thënë Ivanov, kur është pyetur në lidhje me figurat historike të Maqedonisë, dhe me ndërlidhjen e tyre me situatën politike dhe ekonomike në vend.

Ivanov ka deklaruar se Maqedonia është shembull për dështimin edhe të BE-së edhe të NATO-s. “Maqedonia është shembull se si ndaj një vendi kandidat nuk duhet të sillen as NATO-ja as BE-ja. Ne u shndërruam në koleksionues. Kemi 17 projektplane për anëtarësim në NATO. Kjo është për në librin Ginis. Nuk ka asnjë vend në botë, ushtria e së cilës është kontrolluar aq herë sa ushtria maqedonase. Edhe pse Bashkimi Evropian na ka dhënë 7 raporte dhe po aq rekomandime për fillim të negociatave, përsëri nuk ka kurrfarë ndryshimi. Qëndrojmë në vend sepse fati ynë paska qenë të kemi një fqinj me të cilin nuk mund t’ia del në krye as BE-ja dhe as gjithë botë. Ky vend quhet Greqi”, ka thënë Ivanov.

Dita May 29, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • ShkoDrani says:
    May 30, 2016 at 1:00 am

    Arsyeja eshte shume e thjeshte: nuk ka komb maqedonas, por bullgar e shqiptar. Keni pervetesuar historine dhe kulturen e fqinjeve dhe kembengulni pa te drejte se eshte kultura e historia e juaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?