Thuhet se gjuha eshte nga kolonat me te rendesishme te identitetit kombetar te cdo kombi.Por cfare po ndodh me gjuhen tone?
Hap televizorin dhe perballesh me nje shqipe qe nga dita ne dite po shndrohet ne nje gjuhe qe nga dita ne dite po behet gjithnje e me shume nje gjuhe e mbushur me shume fjale te huaja e gjithnje e me pak fjale shqipe.Televizionet te duket se jane vene ne gare kush e kush te zevendesoje fjale te bukura shqipe me fjale te huaja madje te veshtira ne shqiptim ( aq sa shpesh here edhe shqiptohen gabim ).
I shqetesuar del ne rruge e menjehere perballesh me emra lokalesh e reklamash,ne pjesen dermuse ne gjuhe huaja,aq sa te krijohet ndjesia se ndodhesh ne te njejten kohe ne shume vende te huaja.
Deshiron te lexosh shtypin e shkruar e perballesh jo vetem me te njejten semundje por edhe me gabime te shumta gramatikore,aq sa te krijohet nje ndjesi se ke te besh me gazetare te pa shkolle.
Bej pyetjen se ku vegjetojne akademiket,gjuhetaret,pushtetaret,partite politike e gjithe ata qe mendojne se e duan Shqiperine teksa ne heshtje (me dashje apo pa dashje ) lejojne shtremberimin e nje nga gjuheve me te vjetra ne Europe e me gjere.Perse i hapim shtegun atyre qe nuk e duan Shqiperine ( si agimi i arte grek ) te thone se ne na kane sjelle te huajt ne keto troje. Natyrshem te shperthen thirrja SHPETONI GJUHEN SHQIPE !
Email nga adresa: [email protected]