Gjykata e Durrësit ka dënuar me 1.8 vite burg dy policët që shoqëronin komisarin Adem Tahiraj ditën që ky i fundit u vra. Policët Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturanin akuzohen për mosveprim për të parandaluar vrasjen e komisarit të Shijakut nga Ilir Xhakja, ngjarje e ndodhur në 13 shtator 2012. Dy të pandehurit, Fatmir Hoxha, shoferi i komisarit të vrarë, dhe Kastriot Gosturani, shef krimesh, nuk ishin në seancë kur u dha vendimi. Ata përfaqësoheshin nga avokatët mbrojtës.
Adem Tahiraj u vra në Katund Sukth nga i shumëkërkuari i drejtësisë, Ilir Xhakja.