Gjyqtarët vijojnë të jenë tepër të ngadaltë në zbardhjen e vendimeve brenda afatit, çka ka sjellë në mjaft raste shkelje flagrante të ligjit apo mbajtje në burg tej afateve të shtetasve.
Sipas raportit monitorues të INFOCIP, të zhvilluar gjatë vitit 2014, Gjykata e Lartë ende nuk ka zbardhur dy vendime unfifikuese që duhet të kenë efekt edhe në praktikën gjyqësore të të gjitha gjykatave në vend.
“Kush do të kontrollojë Gjykatën e Lartë? Kush do të disiplinojë e procedojë ata gjyqtarë që bëjnë shkelje e vonasa që arrijnë deri në 880 ditë? Dhe bëhet fjalë për çështje të vitit 2011, si dhe vonesa të vitit 2014, me tendencë në rritje”, deklaroi Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.
Situata paraqitet në shkelje të ligjit edhe në gjykatat administrative, të cilat duhet të dorëzojnë vendimet brenda shtatë ditëve, por që ato zbardhen tej limitit ligjor. Në Gjykatën Administrative në Tiranë, nga 3018 vendime të shpallura, 43 për qind e tyre janë depozituar përtej afatit.
“Në kontekstin e reformës në drejtësi duhet gjetur urgjentisht mekanizmi për të disiplinuar praktikën e vonesave të shprehura deri në kufijtë e paligjshmërisë nga ajo që është maja e piramidës së sistemit gjyqësor, Gjykata e Lartë. Është e papranueshme që këta gjykatës dënojnë gjyqtarët e shkallëve më të ulëta për vonesa në zbatimin e vendimeve, ndërkohë që vetë vonohen deri në 880 ditë”, nënvizoi Shella.
Nga gati 5 mijë çështje të gjykuara në shkallën e parë të kryeqytetit rezulton se 35 për qind e tyre janë zbardhur jashtë afatit.
AH TE ISHTE VETEM KJO, ISHTE ZGJIDHUR PUNA E GJYKATAVE.
JANE 10 SHKELJE ME TE RENDA,
JANE 100 VENDE BOSH
PASTAJ VJEN KJO PER NGA RENDESIA.
Po ti hysh vetëm tejkalimit të afateve të zbardhjes së vendimeve të Gjykatës së Lartë disa nga këta birbot duhet ti fusësh në burg dhe t’ju fusësh nga një hu në sumë! Papërgjegjshmëria e ca dvoranëve dhe e ca bicëve është deri në kufijtë e marrëzisë! Ndersa arsyetimet e vendimeve i kanë kaluar këta kufij! Për dvoranin thonë se ka luajtur mëndsh nga presioni i saliut për çështjen “meta” ndërsa për bicin se meret me rritjen e lopëve në një stallë afer vilës së tij diku në Lundër! Ky vënd me këtë palo drejtësi të drejtuar nga këta palo gjyqtarë ka marë fund !!! Politika shqiptare nuk ka as vullnet dhe as mjete kurimi për batërdinë ku na kanë cuar bicët dhe dvoranët me flamurin e zaganjorit në ballë! Mjerë ai qê ka halle me këtë drejtësi ku e vetmja peshore është palaçollëku juridik!
@@@@ Po ti hysh vetëm tejkalimit të afateve të zbardhjes së vendimeve të Gjykatës së Lartë disa nga këta birbot duhet ti fusësh në burg dhe t’ju fusësh nga një hu në sumë! Papërgjegjshmëria e ca dvoranëve dhe e ca bicëve është deri në kufijtë e marrëzisë! Ndersa arsyetimet e vendimeve i kanë kaluar këta kufij! Për dvoranin thonë se ka luajtur mëndsh nga presioni i saliut për çështjen “meta” ndërsa për bicin se meret me rritjen e lopëve në një stallë afer vilës së tij diku në Lundër! Ky vënd me këtë palo drejtësi të drejtuar nga këta palo gjyqtarë ka marë fund !!! Politika shqiptare nuk ka as vullnet dhe as mjete kurimi për batërdinë ku na kanë cuar bicët dhe dvoranët me flamurin e zaganjorit në ballë! Mjerë ai qê ka halle me këtë drejtësi ku e vetmja peshore është palaçollëku juridik!
Duam krijimin e gijotinës për Gjykatën e Lartë ose rikthimin e dënimit me vdekje për sharlatanët e saj. Ose do ndjekim shëmbullin e Avni Rustemit!
gjykatat jan koka e krimit dhe e korrupsionit ,shkelsit dhe dhunuesit me te zi te ligjeve.(ju lutem moderatorit mos e fshi komentin )
“Mashallah”,nga 5000 ceshtje te gjykuara ne Gjykaten e shkalles se pare ne Tirane 35% jane zbardhur tej afatit ligjor,ndersa kete fat e kane dhe 43% e atyre ceshtjeve qe jane gjykuar nga Gjykata Administrative Tirane.”Hic po Habili”!Une pyes:Po fondi i pagave qe marrin gjyqtaret eshte ulur ne raport me vendimet e zbardhura?Po KLD-ja i ka marre honoraret ne kete raport?
Te lumte o KLD.Ja fytyra juaj e korrupsionit.