Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë u ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar 9 të arrestuarve të cilësuar si “Grupi i xhihadistëve”, që akuzohen për nxitje të terrorizmit dhe rekrutim i luftëtarëve shqiptarë për t’i dërguar dhe financuar në Siri, përkrah ISIS.
Kaq ka mjaftuar që mes të dyshuarve kryesorë të grupit dhe trupës gjykuese të nisë një debat, deri edhe në mallkim. Secili prej tyre ka dhënë argumente duke thënë se ata nuk kanë vrarë njeri, por thjesht kanë shprehur mendimet e tyre për vuajtjet e myslimanëve në Siri.
Në fund të seancës, ka ardhur edhe “mallkimi” befasues: “Ju po lironi vrasësit, kujtoni se nuk i shikojmë në televizor ato që ndodhin (referuar vendimit të Hallunajt për pafajësinë e Arben Frrokut), ne s’kemi bërë asgjë. Allahu ju ndëshkoftë! Vdekshi të gjithë!”.
Një mallkim ky që nuk është marrë me aq seriozitet nga gjykata dhe prokurorët e çështjes. Katër nga pesë gjyqtarët që dhanë pafajësinë e biznesmenit janë në trupën gjykuese ndaj xhihadistëve.
Refuzimi i gjykatës
“Ne kemi shprehur mendimet tona dhe bindjen për atë se çfarë po i ndodh myslimanëve në Siri. Ju nuk jepni drejtësi, po luani teatër me ne.
Njerëzit po vrasin dhe ju po i lironi, e ndërsa ne po na gjykoni për mendimet dhe besimin që kemi”, janë shprehur dy të pandehurit Oltion Reçi dhe Astrit Tola, të cilëve iu refuzua kërkesa për gjykim të shkurtuar.
Në mesin e të pandehurve, kishte edhe nga ato që thanë se nuk i njohin ligjet e kësaj gjykate, por vetëm ato të Allahut. Të pandehurit në seancën e parë gjyqësore nuk pranuan të marrin avokat, por dje kishin autorizuar avokatin Roland Islami për t’i përfaqësuar.
Ky avokat, pas refuzimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar kërkoi përjashtimin e trupës gjyqësore, duke kërkuar edhe shtyrjen e seancës. Gjykata miratoi vetëm kërkesën për shtyrjen e seancës për në datën 18 prill.
Debatet në sallë
“Kjo është gjykata e djallit, njohim ligjet e Allahut”, tha imami Zeqir Imeri, gjatë seancës gjyqësore. Ndërsa imami Bujar Hysa, akuzoi gjykatësit se kanë dhënë vendime pafajësie për vrasje. “Nuk jemi naivë, me ne bëni teatër”, iu drejtua ai gjykatësve”.
Imami ju drejtua 5 gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, por në fakt nënkuptoi për pesëshen gjykuese që liroi Arben Frrokun javën e kaluar. “Ne nuk jemi terroristë, jemi besimtarë. Njerëzit po vrasin e presin dhe kjo gjykatë i liron, ndaj mos bëni teatër me ne”, tha Hysa më tej.
Dhe detaji interesant është fakti se 4 prej 5 gjyqtarëve të trupës që gjykuan Frrokun, janë pjesë edhe e trupës që po gjykon “grupin e xhihadistëve”. Dhe bëhet fjalë për kryesuesin Dritan Hallunaj, Liljana Bakun, Fran Prendin dhe Klodian Kurushin.
Mallkimi në gjyq
Duke mos ndryshuar qëndrim nga seancat e mëparshme imami i vetëshpallur Genci Balla ka deklaruar se ai si mysliman dhe 8 të pandehurit e tjerë, nuk mund të gjykohen nga ligje të tjera veç atyre të Allahut, pasi në të kundërt ata do të shkelnin mbi besim, duke ritheksuar se ata nuk e njohin gjykatën. Në përfundim të seancës, teksa trupa gjyqësore e kryesuar nga Liljana Baku njoftoi vendimin se seanca do të shtyhej, irritimi i Gerti Pashajt arriti deri në mallkim për gjyqtarët, ku deklaroi: “Deri atëherë vdekshi të gjithë ishallah!”.
Te gjithe do vdesim, por ju vdekshi te paret. Terroriste kembezbathur.
Yyyyyyy, farë e keqe.
KETA MBAHEN KOT BRENDA, ASHTU ESHTE NJE POROSI QE DUHEN ARRESTUAR CA DHE MERRI FUTI BRENDA, PA BERE ASGJE.
DREJTESIA JONE E PJERDHUR DHE POLITIKA E PJERDHUR.
Lerini ne burg keta maskarenjte shume mire qe nuk i kini dhene gjykim te shkurtuar nuk e kam idene se sa i parashikon ligji por jepini maksimumin e mundeshem Zoti ne asnje resht te tij nuk thote qe te mledhesh njerez dhe ti dergosh te luftojne per xhihad.
Hahahahahahahahahahahahaha
Ore me bejne syte apo si. Ky I mesit mos eshte ai adutanti i Gim Lales (Mario qe fryhet si ai miku) se ka kohe qe se shof ke ministria e mbrojtjes? Rrace e qelbur minj halesh
QE TE SHKRUSH DUHET TE KESH KULTUR E JURIDIKE.. ROBI GJYKOHET PER ATE QE KA KRYER EJO PER ATE QE FANTAZON… POR LIND PYETJA SE CFARE MOSTRE TE GJYKON . NJE NXENES IM I SHKOLLES SE NATES METALIA NE MAMURRAS …KAR METALIA GJYKOI FATOS NANON JO SE DUA TE MBROJ NDOKEND POR GJYKATAT E PROKURORET JANE JANE MBUSHUR ME TIPA TE MOSTRES ..HALLUNI..METALIA..prodhime te FABRIKES BERISHIANE DREJTOR QE IMBAN AKOMA EDI.. NE SHQIPERI NUK KA DREJTESI..JU ZOTERINJE.. UNE JAM I FESE TUAJ POR JU NUK MUD TE JNOLLOSNI FEN E MYSLYMANE.O DHEMBE PALARE…
GJYKATAT NE SHQIPERI ECIN ME PLAN JO ME LIGJ.
LIRUAN ARBEN FRROKUN DHE TANI DUHET BERE DIKUSH KURBAN
PER TE PLOTESUAR PLANIN E BURGIMEVE.
DY NGA KETA ZOTERINJTE QE AKUZOHEN ISHIN NE TURQI (STUDENTE)
KUR U DOLI EMRI SI TE AKUZUAR DHE ERDHEN DHE U DOREZUAN VETE NE POLICINE SHQIPETARE, KY FAKT AS NUK ESHTE PERMENDUR GJEKUNDI NE GAZETAT PROPOGANDISTIKE DHE BYTHLEPIRESE TE QEVERRISE.
JO SE KY DOREZIM TREGON FAJESINI APO JO TE TYRE, POR ESHTE SHUME I RENDESISHEM NE GJYKIMIN E CESHTJES.
KA ARDHUR PLANI PER TU REALIZUAR DHE E REALIZOJNE ME KETA
TE MJERE, KESHTU FUNKSIONON GJYKATA SHQIPETARE.
rrace e mutit, u djegshi ne ferr,po ne ferr te isisit tuj
Burg qelbesirat.
Ketyre eshte tu vendosesh zjarrin, kaq.
Këto nuk e meritojnë as në burg se ushqehen me leket e taksa paguesit , që ditën që u arrestuan në litar.
Kujdes shqiptar se mos vdisni se ju ka mallku ky talibani,,ha ha, ne filim nuk donin avokat, tashti kan mar avokat se kan frike nga burgu,,, he se atje ne burg ju vijne mente avash avash,, keni per te harru dhe isis edhe nai gjo tjeter,,, faaaaar e keqe,,,,
Une mendoj te kunderten nga ju….. Ata nuk kane bere asgje te keqe ato kane bere thirrje per pjesmarrje nuk kane detyruar askend….
Po janullatosin , dulen nenkryekar parlamenti , fredi bejlerin terroristin e mavit e grek, bollanua, që luftojnë për gerqinë , pse si fusin në burg, apo grekofilët, janë miqtë e piktorit.fredi bejleri ka venë kandidaturën për bashkine e himares.
Nuk ka si ne te krishteret
Po kto muslimanet qe jan mrana jan te mrekullueshem
Ke te drejte o vlla , ato qe jane mbrenda jane musliman shembull , te paster dhe jo me dyfytyra. Te gjithe ato qe bejne komente negative kundrejt tyre jane mi halesh.
Te ashtuquajturit “terrorista” jane kokat e ketij vendi , njerez te ndershem dhe me principe.
Nuk ka rendesi te jesh i krishtere apo musliman, e rendesishme se te gjithe jemi shqiptare dhe ata jane te pafajshem .
Si ka mundesi qe te gjithe komentet pozitive ne favor te ashtuquajtureve “terroriste” nuk dalin . Domethene edhe ju jeni te njeanshem???