Letër e nënshkruar
Margarita Aljosha Bilbili
Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Tepelenës, Bashkia e qytetit vlerësoi me titullin ‘Nder i Qytetit’, disa figura, mes të cilave u nderua dhe gjyshen time, Margarita Ilia Bilbili, sot 84 vjeçe.
Që e vogël gjyshja ime u aktivizua me rinin antifashiste të qytetit të Beratit dhe më vonë ju bashkua brigadës së I sulmuese, por komandanti i saj Mehmet Shehu e kthehu në shtëpi me arsyen se Margarita ishte shumë e vogel. Ajo ishte e vendosur për rrugën që do te ndiqte dhe kështu pak më vonë ju bashkua brigadës së VII sulmuese . Me shume emocion gjyshja më tregon për çlirimin e Shkodrës, dhe mikëpritjen që ju bë nga populli i këtij qyteti më 29 Nëntor 1944. Me shumë respekton kujton familjen Alibali që e mbajti për disa ditë sikur të ishte vajza e tyre. E kështu ajo vazhdon luftën duke ndjekur pushtuesit deri në Mal të Zi. Me mbarimin e luftës gjyshja ime Margarita kthehet në Berat duke ju bashkuar armatës së arsimtarëve, për të fituar një betejë tjetër, atë të luftës kunder analfabetizmit. Ndërkohe njihet dhe lidhe jetën me djalin nga Tepelena, heroin e Qafës së Gjarprit në Skrapar, Elmaz Teme Bilbili, i cili u plagos rendë në këtë betejë dhe doktori italjan Alesio në pamundësi tjetër i sharron krahun me një sharrë druri pa narkozë. Në vitin 1958 familja Bilbili vendoset në qytetin e Tepelenës. Unë mbesa e saj shkruajta këto dy rreshta dhe jam shume krenare, se perveçese emrit që kemi të përbashkët une dua ti ngjaje sadopak gjyshes sime të dashur, partizane, nënë dhe agjitatore e paepur.
Margarita Aljosha Bilbili
(studente e vitit te II në Fakultetin e Historisë,Tiranë) .
E fort qe ka marr rrugat qysh femi.Po edhe kujtesen e paska te fort qe I kujtohet dita e clirimit te Shkoders.Na cane me nder me thanen kta veteran edhe tash si shurra u shpeton ne rroba.
Te te vije turp per kete koment, por edukata sme lejon tjeter gje pervecse te te them TE MESHIROJE !
Nuk do ishte kaq perfekte Nqs do te duartrokisnin te gjithe.gjithom ka dhe parazita qe me helmin e tyre thjesht te ngrejn me lart vleren.
Nder, nder per shqipetaret. Poshte fashistat qe na felliqen popullin, por tregojne edukaten dhe me keto komente. Te lumte ty qe ke bere shkrimin, Respekte
Te lumte Margarita qe i risjell historite e gjyshes kaq bkur dhe me vertetesi!!!!
Nje shkrim me te vertete i bukur. Ne duhet te perulemi para vepres se tyre. Ata sakrifikuan rinine, disa edhe jeten e tyre, qe Shqiperia te renditej ne krahun e fitimtareve mbas Luftes se dyte Boterore. Sot eshte shume e thjeshte ti paragjykojme, ose mos ti vleresojme( si puna e disave qe mund te jene niper te ndonje ballisti qe e ka pas mendjen te pulat e pjekura)por, ne kurre nuk do te jemi ne gjendje ti vleresojme per vepren dhe sakrificen e tyre te jashtezakonshme. Eshte nje nder dhe privilegj te jesh mbesa e dy figurave te ndritura qe kontribuan per lirine tone.
Margarita! Kjo letër e bukur pér gjyshen tuaj se ciles me sa kuptova i ke “marë”emrin, te nderon! Ata qe luftuan kunder fashizmit meritojnë vetëm nder e respekt. Ata qe i urrejne këta luftëtare meritojne vetëm përbuzje. Këta te dytët janë tê denjë per “agimin e artë”ne greqi dhe jo për të merituar respektin e shqiptarëve. Këta janë thjesht kolaboracioniste me çdo të keqe pos asaj që mund të jenë pinjolle te atyre që u rreshtuan me falangat fashiste dhe morën pjese bashkë me ta për te gjakosur shqipërine! Mos u deziluziono nga këta. I përkasin rracës së tradhetareve te djeshem dhe te sotëm. Rreshtohen jo me idetë progresive por me ato regresive. Rreshtohen me parane jo me idealet e medha si ato të gjyshes tuaj. Ka e do të ketë nga këta. Une i shperfill. Dhe ju shpërfillini. Bëhuni luftetare dhe idealiste si gjyshja juaj. Idealistet e kane bëre shqipërine. Ata do ta bëjne prape dhe ju jini njëra prej tyre,nje pasardhëse e denje jo vetëm e gjyshes tuaj por dhe e gjithë atyre shqiptareve që respektojne traditen antifashiste dhe vepren antifashiste. Je e nderuar sepse keni nje biografi antifashiste e cila respektohet sot si vlere europiane. Vazhdoni në këte rrugê. Eshtë rruga e lirise. Të tjeret jane ne rrugen e “agimit te arte” e cila s’ka krye. Nderime margarita! Ruaj vlerat e çmuara të të parëve,te gjyshes tuaj dhe keni per t’ja dalë mbane!
VR!!! Margarita! Kjo letër e bukur pér gjyshen tuaj se ciles me sa kuptova i ke “marë”emrin, te nderon! Ata qe luftuan kunder fashizmit meritojnë vetëm nder e respekt. Ata qe i urrejne këta luftëtare meritojne vetëm përbuzje. Këta te dytët janë tê denjë per “agimin e artë”ne greqi dhe jo për të merituar respektin e shqiptarëve. Këta janë thjesht kolaboracioniste me çdo të keqe pos asaj që mund të jenë pinjolle te atyre që u rreshtuan me falangat fashiste dhe morën pjese bashkë me ta për te gjakosur shqipërine! Mos u deziluziono nga këta. I përkasin rracës së tradhetareve te djeshem dhe te sotëm. Rreshtohen jo me idetë progresive por me ato regresive. Rreshtohen me parane jo me idealet e medha si ato të gjyshes tuaj. Ka e do të ketë nga këta. Une i shperfill. Dhe ju shpërfillini. Bëhuni luftetare dhe idealiste si gjyshja juaj. Idealistet e kane bëre shqipërine. Ata do ta bëjne prape dhe ju jini njëra prej tyre,nje pasardhëse e denje jo vetëm e gjyshes tuaj por dhe e gjithë atyre shqiptareve që respektojne traditen antifashiste dhe vepren antifashiste. Je e nderuar sepse keni nje biografi antifashiste e cila respektohet sot si vlere europiane. Vazhdoni në këte rrugê. Eshtë rruga e lirise. Të tjeret jane ne rrugen e “agimit te arte” e cila s’ka krye. Nderime margarita! Ruaj vlerat e çmuara të të parëve,te gjyshes tuaj dhe keni per t’ja dalë mbane!
prshendetje Margarita Respekt per gjyshen tuaj
Nje leter emocionuese, nje shprese per te sotmen e te ardhmen e atdheut te shtrenjte, qe ka rrit e po rrit keso bijesh te denje per lartesimin e prosperitetin e vendit.
Te ashtuquajturit Mark.Uk i kane dhene pergjigje, ndonjehere me ka qelluar edhe mua. Me vjen me per shtat te citoj Brehtin e madh, kur te Arturo Ui thote, ne substance se “barku qe e podhi kete murtaje (nazifashizmin) ende nuk eshte shterpezuar”. Me neverit ligesia ektreme e tij, antikombetarizmi i pafre, gjirizmi i tij. Edhe pse, nga ana tjeter, mbyllen syte dhe nuk thane nje fjale kundershtuese, as sot nuk e thone, ndaj SRB-it dhe pasuesve te tij, qe e rrenuan Shqiperine. Jo vetem soji e sorollopi i Mark, alias ndonje pinjoll Komitetit te maleve, qe vrane heroinat dhe luftetaret e drites se re, po edhe ndonje te ashtuquajtur disidente, te burgosur politike, qe ia kane bere e bejne anatomine e sitemit monist dhe CUDITERISHT, kur rrenimin dhe rrenojat e shtetit i kane para syve te tyre, nuk i shohin, me keq akoma i thone marshallah, per te marre ate DEMSHPERBLIM, per te ngrene kete turp historik me buke.
Rrofsh moj vajze!
Faleminderit x vleresimin qe me jepni per shkrimin dhe respektin qe tregoni per heronjte tane. Ju respektoje dhe une gjithashtu. I adhuroje gjyshrit e mije. Dhe do ju perulem perhere te gjithve atyre qe kane bere vepra heroike.
Respekte per te gjithe gjysherit qe kane kontribuar per kete vend! Respekte per niper e mbesa si ty Margarita qe mbajne gjalle Historine e ketij kombi!
p.s. Mark.Uk nga menyra se si shkruan me le te kuptoj qe ke ndjekur studimet pasuniversitare prane ,,, spo me kujtohet emri ,,,prit si quhet ,,, : “universiteti i inorances” . Mark apo uk,lum ky vend qe eshte mbushur me njerez si ty ,,, padyshim qe ju jeni e ardhmja!!!