Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Glover vjen në Tiranë, nis puna e OSBE për zgjedhjet e 21 qershorit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Glover vjen në Tiranë, nis puna e OSBE për zgjedhjet e 21 qershorit
AktualitetLajme FlashLajmi i funditPolitike

Glover vjen në Tiranë, nis puna e OSBE për zgjedhjet e 21 qershorit

Bledar Lumani
Published May 15, 2015
Share
SHARE

OSBE/ODIHR do të hap sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit 2015. Ambasadorja Audrey Glover, që kryeson misionin vëzhgues për të tretën herë, do të dalë sot para mediave për të paraqitur rolin dhe aktivitetet e ardhshme të grupit monitorues.

Këtë herë ambasadorja Glover pritet të jetë në krye të 24 vëzhguesve afatgjatë dhe afër 250 vëzhguesve afatshkurtër.

Të paktën ky është numri që i është kërkuar vendeve anëtare të OSBE-së që të kontribuojnë.

Ambasadorja Glover ka drejtuar edhe misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet politike të 2009. Në atë kohë qeveria e ish kryeminisrit Sali Berisha e kundërshtoi praninë e saj, për shkak se zonja Glover kishte drejtuar ODIHR-in në periudhën kur u zhvilluan dhe zgjedhjet problematike të 1996.

Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha nuk e priti në asnjë takim ambasadoren e cila mbërriti në Shqipëri në maj të 2009, madje zyrtarisht, përmes dhe Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve, kërkoi largimin e saj.

Një kërkesë e cila u refuzua kategorikisht, pasi rrezikonte të hapte një precedent të parregjistruar më parë. Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR do të jetë në partneritet me një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropes për vëzhgimin dhe lëshimin e një deklarate paraprake mbi gjetjet dhe përfundimet në diten pas zgjedhjeve.

Bledar Lumani May 15, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • lili says:
    May 15, 2015 at 12:02 pm

    A do pasqyron Zoja Glover fushaten, me paret e taxpaguesit , per poziten nga kryeministri e kryeparlamentari si nje abuzim a Jo do jeté nje nder kriteret qe ne si qytetaret duhet te shikojme per me i dhane edhe ne vleresimin tone osbe,sepse edhe ne kemi verejtje -bile shume- per vleresomin e tyre gjate ketyre 25 vjet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?