Një 45-vjeçar ka humbur jetën, pasi është goditur nga rrufeja. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Rov të Korçës. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima Qani Usha po kthehej në banesë pas punës në arë kur papritur është goditur nga një rrufe që i ka marrë jetën.
Dyshohet se rrufeja ka shkarkuar të një vegël bujqësore që 45-vjecari mbante në dorë , duke i shkaktuar vdekjen menjëherë.
Leave a comment