Shkëlzen Gashi, i cili shënoi një gol mahnitës për Grasshoppers në ndeshjen kundër Lucernës, është shprehur se as vetë nuk u besoi syve pasi e ka parë më pas në video. Portieri i Lucernës nuk mundi ta largonte topin nga zona pas një goditjeje nga këndi dhe aty mesfushori kuqezi, me shpinë nga porta, e gjuajti me thembër, duke e çuar në rrjetë. Një gol i cilësuar si gjenial nga shtypi zviceran e që është dukur si i pabesueshëm edhe për vetë autorin e tij. “Nuk u mendova shumë, thjesht pashë portierin që doli nga porta dhe e gjuajta topin me thembër. Për fat përfundoi në rrjetë. Nuk po u besoja as vetë syve kur e pashë më pas në video”, u shpreh Gashi.
Gol me te vertete fantastik, suksese te metejshme Gashit.