Mund të jetë një skenë krimi makabër, por edhe thjesht një vijë uji që ka lënë pas ndonjë qen që ka dalë nga uji. Por pamjet e kapura nga Google Earth kanë nxitur spekulimet se një krim mund të ketë ndodhur në Almere (Holandë) dhe askush nuk ka kuptuar gjë. Gjurma që i ngjan gjakut në një urë druri mbi liqenin në parkun e Almere i ka bërë të dyshojnë të gjithë përdoruesit e rrjetit Reddit. Por kjo nuk është hera e parë që pamje të pazakonta kapen nga Google Earth. Pak kohë më parë, një vajzë postoi një foto nga Bristoli (Britani), ku shfaqej një hije në mes të një fushe. Madje, edhe përbindëshi i Lochness-it pretendohet se është kapur nga sateliti.