Një 46-vjeçar nga qyteti i Gramshit ka depozituar denoncim në komisariat për humbjen e vajzës së tij të mitur. Burime zyrtare të policisë thanë se A. H., banues në lagjen “Holta”, shpjegon se është larguar nga banesa vajza e tij E. H., 14 vjeçe. Por mbeten të paqarta arsyet e largimit të të miturës, pasi prindërit mohojnë të kenë pasur konflikte. Paraprakisht dyshohet një largim me dëshirë me ndonjë djalë që vajza mund të ketë lidhje dhe një grindje në familje. Policia tha se ka nisur kërkimet për të miturën.