Depresioni dyshohet se ka shtyrë një 32-vjeçare të tentojë t’i jap fund jetës duke pirë helm. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Prrenjas, komuna Tunjë në Gramsh, kur 32-vjeçarja me iniciale A.T, në kushtet e depresionit,është vetëhelmuar me një sasi preparati bujqësor “Rrogor”. Ajo u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë nga familjarët dhe u dërgua menjëherë në spital. Pas ndërhyrjes mjekësore, e reja ka mundur t’i shpëtoj vdekjes dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.