Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gramshi kampion i Kategorisë së Dytë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Gramshi kampion i Kategorisë së Dytë
Lajme FlashSport

Gramshi kampion i Kategorisë së Dytë

Dita
Published May 24, 2015
Share
SHARE

Është Gramshi skuadra kampione e Kategorisë së Dytë. Skuadra e qytetit të vogël të Qarkut të Elbasanit shijon suksesin pas një sezoni fantastik për të, ku jo vetëm realizoi ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm, por siguroi edhe trofeun duke mposhtur me rezultatin 3-1 në stadiumin “Qemal Stafa” Korabin.

Një numër relativisht i madh tifozësh ishin prezentë në impiantin kombëtar për finalen e Kategorisë së Dytë, ku fillimi ishte menjëherë më i mirë për Gramshin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luan Metani zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të, duke gjetur avantazhin falë kapitenit Ledio Koçi.

Korabi u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por skuadra dibrane nuk kishte fatin në krahun e saj, pasi në plot tre raste u ndal nga shtyllat e portës së mbrojtur nga Saraçi, ku vlejnë të përmenden një devijim i mbrojtjes së Gramshit me topin që shkoi në traversë në minutën e 61-të, ndërsa vetëm një minutë më vonë është sërish shtylla që i mohon një gol të bukur Korabit, që u ndëshkua në momentin e tij më të mirë, pasi në minutën e 70-të Fuçia lëshoi një goditje që përfundoi në rrjetë. 2-0 për Gramshin dhe trajneri Luan Metani mund të festojë me golin që hipotekon fitoren.

Në minutën e 78-të Gramshi shënoi edhe golin e tretë me anë të Gogës që e kishte gjithçka të lehtë i vetëm para portës pas një krosimi nga e djathta në përfundim të një kundërsulmi që kapi të papërgatitur Korabin.

Skuadra dibrane gjeti gjithsesi golin e flamurit në minutat e shtesës me Lamajn, që fiksoi shifrat përfundimtare në 3-1, por festa ishte e tëra për Gramshin ashtu si dhe titulli, ndërsa Korabi mund të kënaqet me ngjitjen në Kategorinë e Parë, pasi rezultoi si skuadra e parë në Grupin e Veriut në Kategorinë e Dytë.

Dita May 24, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • stefan says:
    May 24, 2015 at 11:36 am

    Bravo Gramshi.Ju uroj nje ecuri te mire ne kategorine e pare .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?