Sipas statistikave, ndalimi i pirjes së duhanit para të dyzetave u dhuron grave edhe 10 vite të tjera jetë.
Këtë e pohon “Milion Women”, studimi më i madh që është kryer për duhanpirjen te gratë, realizuar nga Universiteti i Oksfordit dhe publikuar në revistën “The Lancet 2”, me rastin e përvjetorit të lindjes së Riçard Doll, i pari që identifikoi lidhjen midis cigareve dhe kancerit të mushkërive.
Janë ekzaminuar mes viteve 1996 dhe 2005, 1.3 milion gra nga mosha 50 deri në 60 vjeç.
Ekzaminimi ka nxjerrë përfundime paraprake çdo tre vite për rreth 12 vjet dhe gjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 66 mijë vdekje midis duhanpirëseve të marra nën vëzhgim.
Studimi cilëson se duhanpirëset, të cilat e kanë lënë duhani rreth të tridhjetave të tyre përballen me një reduktim të cenimit nga sëmundjet e mushkërive dhe vdekja në masën 97% në krahasim me ato të cilat vazhdojnë ta konsumojnë.
Ndërsa, për ato që e kanë lënë rreth të dyzetave rreziku është më i lartë, por sidoqoftë është sa një e dhjeta e atyre që vazhdojnë ta pinë.
Studiuesit zbuluan se gratë që ishin ende ‘skllave’ të paketës pas 3 vitesh nga intervista e parë, rezultuan se ishin gati trefish të ekspozuara ndaj rrezikut të vdekjes gjatë 9 viteve të ardhshme në krahasim me jo-duhanpirësit.
Shtimi i rrezikshmërisë së vdekjes te duhanpirësit bazohet në faktin se dy të tretat e të gjitha vdekjeve të atyre që ishin konsumatorë të duhanit dhe që i përkisnin moshave nga 50, 60, 70 vjeç ishin pasojë e duhanit.
“Si në Britaninë e madhe ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gratë të lindura rreth viteve 1940 ishin brezi i parë të cilat kanë konsumuar në masë të madhe duhanin”, thotë Peto.
“Por, vetëm në shekullin e njëzet e një, kemi mundur të vëzhgojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjitha pasojat e konsumit afatgjatë të duhanit”, shton ai.
n.s. / dita