Italia falimenton në vjeshtë. Parashikimi tronditës që ekonominë dhe politikën italiane vjen nga Beppe Grillo i Lëvizjes Pesë Yjet. Grilo është intervistuar nga gazeta gjermane “Bild”. “Berluskoni është i mbaruar. Mes shtatorit dhe tetorit, shteti do t’i mbarojnë paratë dhe do ta ketë të pamundur të paguajë pensionet dhe rrogat”, thotë Grillo në intervistë.
“Jemi parti e parë”
Grillo vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim si para zgjedhjeve në lidhje me partitë e tjera politike. “Nuk mund të mbash shpresë te to, prej tyre nuk vjen asgjë. Ka ardhur momenti që të lindin të tjera lëvizje që vijnë nga poshtë, lëvizje si kjo e imja.
Ndërsa në Tuiter, Grillo ka shkruar: Lëvizja Pesë Yjet është absolutisht e para. Ai i referohet një sondazhi të EMG, i cili në rang kombëtar e sheh partinë e Grillos në kuotën 29.1 për qind, me një rritje prej 5.2 për qind. / Gazmira Sokoli
Pas kesaj llumetire ekonomike dhe gjaku shqiptaresh ne bulevard,me 21 janar,qe duhet te gremis e prangos Berishën dhe banden e tij në pushtet,Levizja Shqiptare 5 Yjet do zbarkojë në të gjithë Shqiperinë e nëperkëmbur!Si në Angli,Gjermani,Francë,Spanjë dhe Shqiperia nuk mund të mbetet e fundit…Gjer në vjeshtë ështê kohë e plotë të ndërgjegjsohen shqiptaret se krimet ekonomike të Berishës dhe partisë së tij bandë,nuk mund të eleminohen as nga pragmatizmi politik i Edi Rames,as nga rikthimi pa lavdi i Ilir Metës dhe shkrirja në PS e Petro Kocit!Nuk është vonë të largohet e prangoset vrasesi i qytetareve protestues e shkaterruesi i industrise shqiptare,Berisha;por as shpresë e plotë të rilind vendin Edi Rama dhe kualicioni i tij me bythlëvizur politikanë….Vdekja e partive politike edhe në Shqiperi ceshtje kohe!….