Një grua nga Patosi, e cila kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale para 15 vitesh në spitalin “Nënë Tereza”, ka zbuluar se i mungonte njëra veshkë. Gazeta “Panorama” shkruan sot se ngjarja e rëndë është denoncuar dy ditë më parë në Policinë e Tiranës nga bashkëshorti dhe djali i pacientes 56-vjeçare me inicialet A. K. Para një muaji, gruaja ka kryer një kontroll mjekësor dhe ka bërë një skaner të përgjithshëm në Spitalin e Fierit, pasi kishte probleme shëndetësore. Konstatimi i mjekëve ka qenë mjaft tronditës për të dhe familjarët, pasi ka rezultuar se ajo kishte vetëm një veshkë. Të alarmuar nga ajo çfarë rezultonte për mjekët e Fierit, të afërmit e së dëmtuarës janë drejtuar menjëherë në Prokurorinë e rrethit për të denoncuar ngjarje, me bindjen e plotë se veshka i ishte hequr në Tiranë, në vitin 1998, kur ajo kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale, pasi kishte hernie diskale. Por, duke qenë se vepra penale, ashtu siç pretendonin të afërmit e 56-vjeçares, kishte ndodhur në Tiranë, edhe denoncimi duhej bërë në policinë e kryeqytetit. Denoncimi është bërë në komisariatin Nr. 4 të Policisë së Tiranës nga K. K. dhe T. K., përkatësisht bashkëshorti dhe djali i 56- vjeçares A. K. nga Patosi, e cila në vitin 1998 kishte bërë një operacion në QSUT. Të afërmit e gruas së dëmtuar kanë pretenduar se ajo ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale shumë delikate në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi kishte hernie diskale. Familjarët e saj kanë shpjeguar se gjatë këtij operacioni dyshojnë se mjekët i kanë hequr njërën veshkë për qëllimi që mund të jenë nga më të ndryshmet. Por ata nuk kanë pasur dijeni rreth këtij problemi, pasi askush nuk kishte dyshuar për një veprim të tillë. Bashkëshorti i pacientes ka treguar se e shoqja ka pasur vazhdimisht probleme të vogla, kryesisht kur ngrinte pesha të rënda, por nga neglizhenca, nuk kishte bërë ndonjë vizitë në spital. Vetëm para një muaji, duke qenë se pësoi një krizë, 56- vjeçarja është transportuar në Spitalin e Fierit, ku mjekët zbuluan gjithçka nga rezultatet e skanerit. Aty u konstatua se A. K. nuk e kishte njërën veshkë, në një kohë që 15 vjet më parë, para operacionit ajo kishte kryer edhe një skaner të tillë dhe rezultonte që i kishte të dy veshkat.
Mjekesi kriminale e nje shteti kriminal.
Enderra u be realitet , shikonim filmat e neo-realizmit italian ne vitet 70-ta , MAFIA me bluze te bardhe , diktatori Hoxha vleresoi profesionin e tij arsimin dhe i dha vend te merituar ne shoqeri , demo-diktatori BERISHE e digjeneroi profesionin e tij vete i pari me koleget te kthyer ne kriminele , fatkeqesia se i paguan populli i varfer e jetim nga politika .
Me vjen keq per pacienten,por n.q.s e do veshken te denoncojne nexhmijen,rinohetc’do dite