Një grua nga Fushë-Kruja ka sjellë në jetë një fëmijë në moshën 56-vjeçare. Rasti i pazakontë vendos rekordin e parë në Shqipëri për moshën e një nëne.
Gruaja nga Fushë-Kruja ka lindur një vajzë që peshon 2.8 kg, pas një shtatzënie me metodën in vitro.
“Jam shumë e lumtur, është një mrekulli, është gjithçka që kam dashur më parë. Kam provuar të mbetem shtatzënë edhe herë të tjera po nuk ia kam arritur dot. Shtatzëninë e kam pasur me problem, por gjithçka ka ndodhur ka qenë një mrekulli. Jam shumë e gëzuar”, shprehet 56 vjeçarja për gazetën “Shqip”. Aplikimi i metodës in vitro për të realizuar shtatzëninë dhe lindja është bërë në Spitalin Amerikan.