Nisin të qartësohen detajet e hetimit për rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së deputetit të PD-së, Sokol Olldashi, mbrëmjen e së mërkurës, në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Lapidarit të Krrabës”. Grupi hetimor ka në dorë dinamikën e ngjarjes në kthesën mbi varrezat e fshatit, tabelën fotografike dhe matjet, raportin mjeko-ligjor për plagët në trupin e të ndjerit dhe gjurmët e gjetura si dhe sendet materiale të dokumentuara në fashikullin hetimor. “Aktualisht jemi në pritje vetëm të ekspertizës autoteknike dhe të rezultateve të autopsisë”, thanë burime zyrtare nga ky grup hetimor për gazetën “Dita”. Ndërkohë që oficerët po vijojnë marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ngjarjes, kryesisht banorë, shoferit të deputetit, deputetit Igli Cara, dëshmitë e efektivëve të qarkullimit dhe të policëve që shkuan në vendngjarje. Gjithashtu pritet zbardhja e tabulateve telefonike të kartave të celularëve të deputetit Cara, shoferit të Olldashit, që ishin prezent ndër të parët dhe për të vlerësuar të gjitha mekanizmat që i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Po këto burime sqaruan se kanë në dorë raportin mjeko-ligjor të detajuar për këtë aksident, i cili nuk mund të bëhet publik deri në përfundim të të gjithë hetimit, por ku konstatohet se “vdekja e deputetit Sokol Olldashi ka ardhur nga aksidenti rrugor, ka plagë të shumta në pjesën e kokës, por jo në organe të tjera të trupit dhe ato jetësore”. Mësohet se pozicioni i trupit nuk ka qenë normal në sedilen e shoferit dhe kjo ka ardhur nga rrokullisjet e mjetit “Benz” me targa AA003HN, në pronësi të të ndjerit. Më parë grupi hetimor ka marrë tabelat fotografike të vendit, makinës së dëmtuar, pozicionit të rënies, duke ndërtuar skemën të plotë. Saktësohet se kthesa ka qenë 45 gradëshe, mjeti ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi, është zvarritur për pak metra në tatëpjetë mes ferrave dhe shkurreve, më tej rrokullisur një herë në kodër dhe më pas përmbysur në rrugën rurale ku dhe u gjet. Dëmtimet kanë qenë jo të shumta në mjetin luksoz, ku u gjetën të hapur të gjithë airbaget, përveç atij të pasagjerit. Nuk saktësohet ende nëse dyert ishin të hapura apo të mbyllura dhe për këtë po krahasohen procesverbalet në vendngjarje të grupit hetimor paraprak me fotografimet dhe dëshmitë e mbledhura. Mjekët ligjorë, të kryesuar nga eksperti Bledar Xhemali, kanë konkluduar se ka një plagë të madhe në kafkën e kokës që është shkaktuar nga xhami panoramik i veturës mbi kokën e shoferit. Konstatohen edhe dëmtime të qafës e mpiksje të gjakut. Koka është goditur gjatë rrokullisjes së makinës dhe shembjes së saj mbi rrugë. Goditja dyshohet se ka ardhur për faktin se Olldashi ka qenë pa rripin e sigurimit dhe trupi ka lëvizur nga forca e rrotullimit, kurse airbagu nuk e ka ndihmuar. Ekspertët thanë se plaga mund të jetë shkaktuar jo vetëm nga goditja prej xhamit, por edhe përplasja në pjesën e metaltë të tavanit dhe kontakti me rrugën në momentin e fundit. Të pyetur në lidhje me procesin e pyetjes së dëshmitarëve kryesorë, burime nga ky grup hetimor sqaruan se ai është në vijim dhe sipër dhe nuk mund të flasin për këtë gjë. Si shoferi dhe deputeti Cara do ballafaqohen në deklaratat e tyre publike, ato para oficerit gjyqësor dhe bisedës telefonike që kanë kryer. Po kështu po pyeten edhe banorët dëshmitarë, përfshi edhe pronarin e lokalit që deklaroi publikisht se pa aksidentin dhe ishte ndër të parët që mbërriti në vendngjarje. Në lidhje me një person të dytë në mjet, prokuroria deklaroi se i qëndron deklaratës së parë se nuk ka pasur pasagjer në makinë me deputetin dhe se nuk janë gjetur as gjurmët e një personi të tillë. “Por për të ndërtuar një panoramë më të qartë konkluzionesh zyrtare, duhen pritur raporti për autopsinë, që të verifikohet gjendja shëndetësore e drejtuesit në momentin e aksidentit dhe ekspertimi autoteknik i mjetit, nëse ka funksionuar dhe i është përgjigjur komandave”, shtoi një prej zyrtarëve të këtij grupi. Kjo do përcaktojë nëse makina jo në shpejtësi të madhe doli në rrëshkitje prej lagështirës, një defekti në sistem në momentin e fundit, shpërqendrimit të drejtuesit gjatë bisedës telefonike, apo për shkaqe të tjera. Hetimet drejtohen nga prokurori Blerim Tominaj. Autopsia kryhet po nga mjekët ligjorë që kanë nxjerrë ekspertizën për plagën dhe natyrën e saj, kurse ekspertiza autoteknike nga ana e specialistëve të Policisë së Shtetit.
***
Hetimet
Do i kërkohet kompanisë “Benz Mercedes” zbërthimi i Panelit të Kontrollit të makinës
Hetuesit e grupit për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që i mori jetën deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, do i kërkojnë zyrtarisht kompanisë “Benz Mercedez”, për të zbardhur të dhënat e Panelit të Kontrollit të mjetit, që quhet ndryshe paketa elektronike, e ngjashme me kutinë e zezë të avionit për të dhënat, manovrimet dhe problemet që ka hasur automjeti, në momentin e aksidentit. Kjo është edhe një procedurë që është ndjekur në precedentët e mëparshëm të kësaj natyre, kur ngjarja ka pasur edhe impakt publik dhe viktimat ishin funksionarë apo të njohur. Pavarësisht se grupi i ekspertëve shqiptarë do të kryej verifikimet autoteknike me specialistë shqiptarë, për të qenë sa më të saktë në konkluzione, do ndiqet edhe procedura e ekspertimit nga vetë kompania prestigjioze e mjeteve motorike. Nuk dihet nëse një grup të kompanisë do të mbërrijnë në Tiranë, apo do të dërgohet Paneli drejt Gjermanisë, por këto pritet të përcaktohen pas korrespondencës zyrtare mes palëve. Automjeti ndodhet i siguruar në garazhin e policisë shkencore të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe gjatë fundjavës pritet të përzgjidhet grupi i përbashkët i ekspertëve.
***
Mesila Doda:
“Erdhën edhe ata që s’të deshën, edhe ata që frigoheshin nga forca jote”
Vetëm një ditë pasi e përcolli me lot e dhimbje për në banesën e fundit, mikun dhe kolegun Sokol Olldashi, deputetja demokrate Mesila Doda, me fjalë të ndjera i ka shkruar një mesazh për të fundit herë njeriut që u nda kaq papritur nga jeta.
Në faqen e saj në Facebook shprehet: “I dashur mik, po të shkruaj…. për të thënë që le kaq shumë gjera pa mbaruar këtu në tokë, sa pesha e tyre po bëhet mal në supet tona, mal që ne nuk mundemi ta mbajmë sepse askush nga ne nuk mund të bënte atë që mundeshe ti. Të shkruaj për të thënë që njerëzit të deshën shumë. Kur shihja atë det njerëzish që lotonin dhe donin veç të të preknin për herë të fundit, kuptova që i kishe dhënë njerëzve një pjesë nga zemra jote…se të bësh politikë siç dije ti, mundet ta bësh veç me zemër. Vinin për lamtumirë e me lot në sy dhe ata që s’të deshën, dhe ata që të helmuan shpirtin e zemrën, dhe ata që u friguan nga forca e zemrës që ti i jepje miqve, njerëzve, atyre mijëra e mijëra demokratëve që dje vinin të të jepnin lamtumirën. Hezitoj ende të shkruaj fjalën vdekje, sepse ti dhe vdekja nuk keni asnjë kuptim bashkë. Kishe ende pjesën më të mirë të jetës për të jetuar, ndaj sot unë nuk kuptoj pse ai djalë që dinte ti gjente zgjidhje çdo rruge pa krye, gjendet nën dhe, ndërsa ne miqtë e tu flasim për ty e nuk dimë pse nuk gjete kësaj here rrugën e shpëtimit, rrugën e jetës. Bashkë me ty shuhen shumë ëndrra, shumë shpresa, ndërsa ne jemi pa një mik të shtrenjtë, i vetmi në llojin e tij, politikani i zemrës, Sokol Olldashi!!”.
***
Lule në karrigen e Olldashit
Po dje, nuk kanë munguar ngushëllimet si në familjen Olldashi, po ashtu edhe në selinë e Partisë Demokratike. Madje në rrjetet sociale gjen edhe këtë fotografi të publikuar, ku në sallën e mbledhjeve të Grupit Parlamentar, në karrigen bosh të Olldashit dhe në pjesën e tavolinës, janë vendosur dy tufa me lule.
***
Biznesmeni Haki Sallufi:
“Pashë se makina doli nga rruga, ishte i vetëm”
Haki Sallufi pronari i një lokali pranë vendit ku ndodhi aksidenti i deputetit Sokol Olldashi, në një intervistë për mediat, tregoi se në automjetin e deputetit nuk kishte person të dytë veç tij. “Dua të them një të vërtetë për t’u dhënë fund spekulimeve. Në makinë ishte vetëm Sokol Olldashi”, ka deklaruar dëshmitari. Haki Sallufi pohon se është dëshmitar i ngjarjes pasi ka parë gjithë aksidentin se si ka ndodhur. “Isha para lokalit kur kaloi makina e deputetit Sokol Olldashi. Ai më përshëndeti më pas pasi vinte shpesh te lokali im. Ndoqa makinën me sy dhe e pashë kur doli nga rruga. Pashë edhe kur përfundoi disa metra më poshtë. Unë dhe roja menjëherë shkuam për t’i ardhur në ndihmë, por ishte e pa mundur të ndërhyje pasi makina ishte kthyer përmbys. Në vendngjarje u mblodhën edhe njerëz të tjerë”, ka rrëfyer dëshmitari. Sallufi vijon më tej dëshminë duke thënë se pak minuta më vonë erdhën forcat e policisë. Sipas tij në momentin që erdhi policia dëshmitarët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes dhe filloi aksioni për të nxjerrë trupin nga makina.
Zoterinj po beheni me turp. Thoni cfare te doni por jo me kete shkalle injorance. AIRBAG NUK MUND TE HAPEN NEQOFTESE NUK KE VENE RRYPIN E SIGURIMIT. Pra nje nga theniet eshte genjeshter e madhe. Ose olldashi nuk ka vene rrypin e sigurimit dhe airbag nuk jane hapur, ose ai ka vene rrypin dhe airbag jane hapur. E dyta nqs. Airbag eshte hapur nuk mund te perplasesh ne xhamin para. se te ka mbrojtur qesja e madhe qe hapet para timonit.
Te me besoni kam qare me ngasherim me teper per djemte e mitur te te ndjerit Sokol. Sidomos kur i shihja te hutuar dhe me lot ne sy profilet e tyre te trishtuar…! Natyrisht edhe per nenen e tij, gruan, dhe te afermit e tjere! Por te me falni nese do te dukem cinik me kete pyetje: A i tha nena e tij Sokolit sa ishte ne Qeveri ndonje fjale kritike a per te mbajtur Sokoli ndaj atyre qe vrane ne Gerdec, apo ne 21 Janar?! Se po te kishte uleritur nena apo gruaja e tij per ato vrasje, e kam te veshtire te mos besoj se dhe Sokoli do te kishte ndjekur nje tjeter “instikt politik” sa qe nje nga kreret kryesore te PD-se dhe Qeverise, dhe jo pak por per 8 vjet!!! Se eshte nje fjale: Qe dhembja e tjetrit kuptohet vetem atehere kur e provon vete!…
Apo kur i nxorren perjashta nga shtepite njerezit e pafajshem qe rregjimi komunist ju kishte dhene nga nje shtepi, qe me vone doli se qe e tjeterkujt?! Dhe me duket se Sokoli qe nje nder iniciatoret kryesore te kesaj pune! Une e kuptoj, se ashtu i nxorri nga shtepia dhe rregjimi komunist dhe i internoi ne Selenice te Vlores, por hakmarrja nuk duhet te jete ne gjoksin e nje politikani, dhe sidomos te madh, qe po na paraqitet Sokoli. “Njerezit e vegjel hakmerren. Njerezit e medhenj falin! Njerezit e mencur injorojne” – thote nje thenie brilante.
Pastaj(nuk jam i informuar) nuk ishte Sokoli para se t’i ndodhte aksidenti dhe per cfare?! Nuk kemi marre ndonje informacion, se nuk besoj se ka shkuar per te pare Elbasanin si natyre. Me dike apo disa duhet te kete bere ndonje takim a pire ndonje kafe pune(dhe personi apo keta persona duhet ta kishin bere te ditur kete ne media), se e kam te veshtire te besoj se i ndjeri Sokol ka vajtur per nje shetitje ne Elbasan.
air bag hapet vetem po pati peplasje me makine tjeter me murin mbrojtes
per Mesila Doden;
“Erdhën edhe ata që s’të deshën, edhe ata që frikesoheshin nga forca jote”
Flokeverdhe, kur lexoj se cfare shkruan me vjen keq qe nuk ishe edhe ti ne makine. Mos harro se cfare ka thene zemra dhe goja e ketij deputeti ne vrasjet e 21 Janarit. Ti lavderosh zemren e nje vrasesi do te thote te jesh vrasese. Dhe disa vrases me pak eshte nje urim per ata qe nuk e deshen, por fatkeqesisht paskan qare me lot. Forca juaj eshte krimi. Nje njeri qe i jepet vota, i falet besimi per te mbrojtur jeten dhe ai te vret… Keta jeni ju qe jeni akoma ne krah te Saliut dhe deputete te PD. Ju jeni vrases, ju jeni kriminela. Shpirti i 4 personave qe vertitet mbi bulevardin e Kombit(qe sipas zemermirit tend mund te ishin me shume, ju le te beni akoma gjume te mire dhe te dilni dhe te mbroheni per zemrat e mira. Mjer miresia qe ka kaq shume kuptime. Turp per emrin njeri qe mbani.
Por ske faj ti leshverdhe ka faj ai popull shkerdhate qe ju le akoma te jetoni te lire.
Te lumte o boçar per fjaline e fundit.
Per mua dhe per ate qe eshte sote gjalle i ndjeri Sokol Olldashi ne ora 18.30 te asaj nate ose darke ka pire kafe ne hotel Rogner.
Ju lutemi na sqaroni me ke shkoi ne Elbasan?
Per se vajti ne Elbasan?
Me ke u takua ne Elbasan dhe ne çfar ore u takua?
Ngjarja ka ndodhur ne 21.28 minuta dhe po te bejme pak llogari nga ora 18.30 deri ne ora 21.28minuta i thone mos gabojme plote tre ore.
Per keto tre ore ai ka folur dhe ka biseduare direkt ose ne telefon me shume persona,per kete kerkojme te dalin keta qe kane pasur kontakt brenda 3 orshit ku rezulton se ka qene dhe nate.
Kur eshte pik nisja nga Elbasani dhe dorshterngimi i fudit me ke dhe ku.
Ka pire ndonje gje ne Elbasan apo jo dhe me ke.
Si keto edhe shuem dyshime te tjera duhet ta na i sqarojene organet e specializuara,pa lerini ato qe vetem apo me femer keto jane perralla me mbret ne nate shiu more te dashur njerez.
Ne polici ne prokuri ne mjeksin ligjore ne grupin hetimor teknike te makines .te gjith jan njerzit e kriminelit sali berishes .keshtu qe ngjarja e fertet nuk do zbulohet .mendimi im 100/perqint olldashin e kan vrar.e do mbetet nje mister si te gjidha ngjarjet qe mbeten ne kete vend mafjos si te majt – e te djadht nje shtet rumball.
Airbeget nuk hapen kur motori i makines eshte e fikur.Pra po ta marresh nje makine te tille dhe ta godasesh,airbeget nuk hapen kur motori eshte i fikur.Ekspertet te na thone se me cfare shpejtesia ka qene makina.Ne lenden e fiziken te shkolles tetevjecare gjeni formulat perkatese per te llogaritur shpejtesine e automjetit,mqs ja dini peshen sipas katallogut,rezistencen e shkurreve dhe distancen nga fundi i rruges deri ne vendin ku ka rene makina.Sidoqofte thirja e perfaqesuesve te prodhuesve te ketyreve makinave do te na coje shume afer te vertetes.Eshte per tu pershendetur grupi i hetimit per kete vendim.
Pse merreni me teorira;Pa rrip sigurimi me shpejtesi per ate vend me telefon ne dore ndofta pire alkol kthese lageshtire shi dendur me 60 km ne ore cfare duhet tjeter te thesh qafen.Kush e vrajti?Teorira dhe budalleqe ;Pse Berisha i zgjilli rripin i lla gaz makines i vuri telefonin ne dore i futi gocen e huaj ne makine i solli shiun i beri kthesen perpara.I ka bere hyzmetin vete duke mos zbatue asnje rregull qarkullimi ne ate segment rruge.Dikush thote se AIR bak nuk hapet pa rripin.E ka gabim se une punoj jashte shtetit ne garazhe modern dhe po te them se duke luajtur ne kabine pa rrip por me sensoret mund ti hapesh;Vetem takimi i nje gome i hap nuk kane lidhje me rripin fare;Kur sensoret diktojne nje perplasje qofte ansore apo ballore hapen AIR baket me te qintat e sekontes pa u krye komplet goditja ne fillesen e saje se ndryshe nuk te mbrojne
Edhe nje vêture nga ma te thjeshta te shurdhon veshet Ne qofte. Se Buke kish rripin,e jo ma Mercedes.
@ kot
atehere me sqaro te lutem ku jane airbag-t e hapur ne fotografite e botuara? Apo i kane hequr para se te behet ekspertiza? perse eshte kthyer makina ne qendrim normal ne naten kur eshte gjetur e kthyer me rrota perpjete? Apo kish mbaruar ekspertiza ne kete kohe?
Bocar;
AIR baket hapen breda ne makine mes personave dhe makines me qellim qe te mrohet personi brenda e jo jashte.Nuk mund ti shofesh me makine mbyllur.Se dyti mashtrojne kure thone se dyert i gjetem te siguruara.Kur makina perplaset ka sensore qe hapin automatikisht dyert qe mundesisht te dalin njerezit.Shume makina te reja sa po ta fusesh e ne marsh e te nisesh sigurohen dyert automatikisht por hapen siguresat kur aksidentohet.
I vetmi problem eshte ;Pse fshihet se kishte nje person tjeter.Personi ka qene ka telefonuar por Rama me polici e fsheh qe te krijoje alibine se e aksidentuan te tijet por e verteta do dali;
Nje nga kokat e botrore te spiunazhit gjerman Piter Vit ka thene;Nje gje qe e dijne dy vete nuk eshtez dhe nuk mbetet kurre sekret.Edhe ky sekret do dali.Ne se nuk doli per Trebicken apo doli se u aksidentue kjo erdhi se mungonte i dyti.Une besoj se Trebicka ose beri aksident ose djelmoshat e FBI qe i i kishte atakue e ndihmuan
Populli thote keshtu: “Cfare te besh, do te bejne”. I ndjeri hodhi balte mbi e derdhi vrrer mbi 26 viktimat e gerdecit, mbi 4 viktimat e 21 janarit, ka marre ne mbrotje shume kriminele e trafikante qe kane vrare njerez, kane plackitur prona, perdhunuar te mitura, kane shitur femije, kane trafikuar femra. Ai nxorri me dhune policore nga shtepia (e gjoja ish pronareve) dhe hodhi ne rrruge nje nenë 79 vjecare ne Durres, duke e lene te vdiste ne mes te shiut ne rruge poshte nje plasmasi e shume nena e femije te tjere ne mbare Shqiperine. Ai ka rrahur me kamxhiket e policise se Saliut kur ishte minister i brendshem dhe kur ishte minister i rrugeve pronaret e tokave te cilet kekronin demshperblim per zenien e tyre prej ndertuesve te rrugeve dhe iku nga kjo bote duke i mashtruar per dhenien e demshperblimeve. Zullume qe ben, vjen dita qe te bie ne koke. Qofte rradha e Saliut, Bodes, Rulit, Imamit e kriminleve te tjere te atij pushteti mafioz!