Grupi i gjakut B dhe AB, Krahas dietës ushqimore, veçoritë e grupit të gjakut detajojnë edhe llojet e aktiviteteve fizike që nuk duhen neglizhuar për të pasur një organizëm të shëndetshëm dhe larg kileve të tepërta, e sëmundjeve që shfaqen prej tyre. Sot do të ndalemi tek llojet e ushtrimeve që hartuesi i studimit “Të ushqehemi drejt sipas grupeve të gjakut”, Peter Dadamo rekomandon për personat që kanë grupin e gjakut B dhe AB, të cilët ndryshe nga dy grupet e trajtuara më parë e përballojnë më lehtë stresin që hasin në jetën e përditshme. Për të dyja këto kategori ushtrimet e qeta janë më të rekomandueshmet.
Pakësimi i stresit sipas grupit të gjakut B Reagimi i grupit B ndaj stresit, përfaqëson një ekuilibër ndërmjet aktivitetit mendor të grupit A dhe atij fizik të grupit 0. Njerëzit e grupit B i kanë që të dyja këto cilësi, dhe përfundimisht i përgjigjen me ekuilibër dhe harmoni duke shfaqur cilësitë më të mira, të grupeve të tjera të gjakut. Reagimi i grupit B ndaj stresit është formuar gjatë evolucionit, për të mbijetuar në një ambient të ndërlikuar. Njerëzit kishin nevojë dhe për rezistencën fizike që kërkonte pushtimi i tokave të reja, si dhe aftësitë e durimin që kërkonte kultivimi i këtyre tokave. Mos harroni që njerëzit e parë të grupit B, përfaqësoheshin nga bujqit dhe blegtorët.
Grupi B e përballon stresin shumë mirë në pjesën dërrmuese të rasteve, sepse përshtatet mirë me situatat e panjohura. Ndërkohë që kanë prirje të vogël për konflikt. Grupi B e kalon stresin mirë me ushtrimet që as nuk krijojnë shumë tension nga pikëpamja fizike, teksa kanë synim vetëm çlodhjen e sistemit mendor. Ekuilibri i përshtatshëm për grupin B është një aktivitet i mesëm në të cilin marrin pjesë shumë veta, siç mund të jetë ecja në grup, shëtitje, me biçikleta, tenis etj. Personat me këtë grup gjaku nuk e kanë të nevojshme që të merren shumë me sportet e konkurrencës, sicc janë basketbolli apo futbolli.
Ushtrimet që japin rezultat
Programi rezultativ i grupit B është ai me tre ditë në javë me aktivitet fizik të fortë dhe dy ditë në javë me ushtrime çlodhëse. Kështu, ushtrimet që nuk duhen neglizhuar janë ato që kanë të bëjnë me ushtrimet aerobike të paktën 45 minuta rreth tre herë në javë. Po në të njëjtin format duhet të vijohet edhe me aktivitete te tjera si tenis, arte marciale, gjimnastikë, ecje, biçikletë, not, ecje e shpejtë, ngritje peshe, golf, tai-çi dhe joga.
Ushtrimet qetësuese
Për qetësimin e trupit, Tai-çi dhe joga janë ushtrimet ideale. Tai-çi është një ushtrim që ndihmon në shkathtësinë e lëvizjeve trupore. Lëvizjet e ngadalta, plot hare të këtij sistemi nuk të kujtojnë aspak goditjet e shpejta të duarve, të këmbëve, dhe të përplasjeve që përfaqësojnë. Është një teknikë shumë e mirë çlodhje që kërkon vëmendje dhe përqendrim që të mësohet. Po në të njëjtën formë vepron edhe joga, e cila është një ndër ushtrimet më të mira çlodhëse.
Rekomandimet për personat që kanë grupin e gjakut AB
Aftësia për të përballuar veprimin negativ të stresit është në vetë grupin e gjakut. Në për gjithësi njerëzit e grupit AB kanë trashëguar modelin e grupit A dhe aspak të grupit B. Ushtrimet që nuk duhen neglizhuar dhe që duhen kryer me kujdes nga njerëzit e grupit AB janë kryesisht ato qetësuese si: Tai-çi, joga, golf, biçikletë, ecje e shpejtë, noti, vallëzimi, aerobia, ecja e qetë dhe tendosja.