Sonte do të mësohen katër gjysmëfinalistët e Championsit. Në 20:45 luhen ndeshja Bajern Mynih – Mançester Junajtid. Bavarezët janë favoritë pas barazimit 1-1 në ndeshjet e para. Trajneri i kampionëve të Europës, Pep Guardiola, kërkon dominim, ndërsa pret që Runi të luajë.
Trajneri i Bayernit Pep Guardiola thotë se “Jam i sigurt se Runi do të luajë 100 për qind. Jam gati të vë bast me ju me nga një gotë të madhe birre. Lojtarët e mëdhenj i luajnë ndeshje të tilla. Por Junajtid ka edhe lojtarë të tjetër, Uelbek, Kagaua, Çiçarito, Mata. Ne duhet të përpiqemi ta dominojmë ndeshjen”.
Dejvid Mojes shpreson shumë që sulmuesi i vetëm i rëndësishëm që i ka mbetur, pra Runi, të jetë gati. Në fillim ka pak emocion.
Nga ana tjetër Mojes thotë se “Do të luajmë në këtë ndeshje për të kaluar në gjysmëfinale. është një ndeshje e madhe dhe të gjithë lojtarët mezi po e presin. Runi është kthyer në stërvitje, por nuk ka punuar gjatë gjithë javës. Ai është gati të luajë edhe me gjilpëra”.