Një vrasje është shënuar pasditen e sotme në Shkodër, duke e çuar në tre numrin e të vrarëve brenda ditës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Thive, ku mësohet se është vrarë Gjon Gjeka, 50 vjeç, nga fshati Bardhaj.

Policia dyshon se Gjeka është ekzekutuar me armë zjarri nga më shumë se një person, por nuk bëri të ditur emrat e të dyshuarve.
Hetimet paraprake i kanë bërë uniformat blu të dyshojnë se vrasja është kryer për shkak të një konflikti të viteve ’97-’98 mes viktimës dhe autorëve.
Sipas policisë, Gjeka kishte precedentë penalë. Ai figuronte në regjistrat e policisë si si autor i disa vjedhjeve të kryera pikërisht gjatë kohës kur ka lindur konflikti.