Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Halim Kosova shkel ligjin. Fushatë me fëmijët, shpërndan dhurata për 1 qershorin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Halim Kosova shkel ligjin. Fushatë me fëmijët, shpërndan dhurata për 1 qershorin
AktualitetLajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Halim Kosova shkel ligjin. Fushatë me fëmijët, shpërndan dhurata për 1 qershorin

redaktor
Published June 1, 2015
Share
SHARE

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, e ka nisur ditën e sotme të fushatës elektorale në shkelje të konventës “Për të Drejtat e fëmijëve” dhe të ligjit “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”.

Në përpjekje për të siguruar vota dhe paraqitjen e nje profili sa më popullor, e pas pergojimit te grave qe jane vizituar ne kliniken e tij me histori e barsaleta te lloj-llojshme, ai nuk ka kursyer sot, as ata që konsiderohen si të pambrojturit, fëmijët.

Kosova ka shfrytëzuar, 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, për të zhvilluar edhe me ta një tubim të mirëfilltë elektoral.

Ai ka takuar në Parkun Rinia, një grup fëmijësh të moshave të ndryshme, përfshirë këtu edhe fëmijë jetimë.

Takimi është transmetuar drejtpërdrejtë edhe nga një pjesë e mirë e televizioneve dhe gjatë tij, kandidati i PD-së, ka folur mbi planet e tija për bashkinë e Tiranës, ku premtoi se do të bëjë më të mirën për të gjithë fëmijët e kryeqytetit.

Jo vetëm kaq, por në fund të këtij takimi elektoral, Halimi ka shpërndarë edhe dhurata për fëmijët e pranishëm. 

Aktivitet ky që, në rastin më të mirë është në shkelje të ligjit “për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe në rastin më të keq edhe të konventës “Për të Drejtat e Fëmijëve”, të ratifikuar nga vendi ynë që prej vitit 1992.

Kjo pasi në këtë rast, Kosova ka përdorur fëmijët për qëllime të tijat elektorale, pa marrë parasysh interesin e fëmijëve, siç edhe përcakton ligji.

Kështu, më konkretisht, Neni 5 i ligjit në fjalë përcakton se për përdorimin e fëmijëve në aktivitete publike bëhet  në “Interesin më të lartë të fëmijës, si konsideratë mbizotëruese, në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga ofruesit publikë apo privatë të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, gjykatat, autoritetet administrative ose legjislative”.

Nisur pikërisht nga ky nen, veprimi i kandidatit i opozitës nuk arin të vërtetojë pse fushata e tij i shërben interesit më të lartë të fëmijëve, kur 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, duhet të shërbejë si kujtesë për respektimin e të drejtat e tyre dhe jo për shpërndarjen e dhuratave. Por, për ironi të këtij qëllimi, Halim Kosova,  ka dhunuar sot këto të drejta, duke i përdorur fëmijët si kozmetik politike për fushatën e tij elektorale.   

redaktor June 1, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
12 Comments
  • marin says:
    June 1, 2015 at 2:55 pm

    Po shperndan dhurata me leket qe u ka marre mamave te kalamajve per cdo lindje nga 500 euro minimumi.

    Reply
    • fjona says:
      June 1, 2015 at 2:56 pm

      Bej si them une, mos bej si bej une, keta le ti shkelin ligjet nate dite, s’i gjen gje, por njerezit e shkrete e hane. Per sa kohe drejtesia eshte peng ne duart e nishanit dhe saliut, ka per t’ia hedhur paq halimi, se e ka shkel ligjin me te dyja kembet qe kur ishte drejtor materniteti, duke pervetesuar fondet e spitalit dhe ngriti spitalin privat.

      Reply
      • delian says:
        June 1, 2015 at 2:58 pm

        Si nuk i vret ndergjegjia, i traumatizuan femijet, njesoj edhe ky si luli dhe saliu, qe merrnin nxenesit nga ora e mesimit dhe i nxirrnin neper mitingje. Po nga femijet s’merr dot vota, as nga familjaret, se nuk mund te ta falin qe i perdor femijet e tyre per politike, me kete qe ke bere, jo vetem qe s’fiton pike, por vetem denigron figuren tende.

        Reply
    • klea says:
      June 1, 2015 at 3:04 pm

      te perdoresh femijet per qellime elektorale eshte shume e ulet por nje instrument shume i perdoruar nga partia demokratike duhet ti vendoset kufi kesaj menyre te te berit fushate

      Reply
      • franci says:
        June 1, 2015 at 3:06 pm

        ja dhe mjeku qe e mban veten per shume te mire qe ne rastin e pare qe ju dha perdori femijet per perfitimet e tija elektorale

        Reply
      • heda says:
        June 1, 2015 at 3:08 pm

        ne qofte se mendon se do fitoje duke perdorur femijet me vjen keq per te dhe ata qe e kane zgjedh i paska lene mendja te gjithe

        Reply
        • amarilda says:
          June 1, 2015 at 3:10 pm

          nuk ka me shemtuar se te perdoresh kalamajte edhe ate respekt qe kishin njererezit ne fillim per te me keto veprime qe ben po humbet respektin e shume njerezve

          Reply
          • dori says:
            June 1, 2015 at 3:11 pm

            kandidat i mbaruar mundohet te beje figure te mire me disa dhurata femijesh

      • klara says:
        June 1, 2015 at 3:13 pm

        kjo eshte shenje e qarte shfrytezimi qofte me fushaten qofte me femijet per te siguruar disa vota me shume keto gjeste nuk duhet te tolerohen jo vetem per halimin por per asnje kandidat tjeter qe kandidon per bashkite

        Reply
      • helios says:
        June 1, 2015 at 3:17 pm

        kane arritur kulmin te perdoresh femijet per qellime elektorale edhe nga kush nga halimi qe e mbajne per person pozitiv ja cfare jane me te vertete mezi presin rastin dhe me vrap dhe femijet i shfrytezojne per fushate

        Reply
  • juventini says:
    June 1, 2015 at 2:57 pm

    eshte mekat te futesh femijet ne fushat, kosova qenka nje plehre e vertete

    Reply
  • donald says:
    June 1, 2015 at 2:59 pm

    po normale ca mund te presesh tjeter nga Halim apo nga te gjithe kta te tjeret e PD ..jane mesuar te shkelin ligjin per cdo gje se sa kohe ishin ne pushtet nuk u thoshte njeri gje..e tani nuk e vrasin me mendjen se su ben me pershtypje shkelja e ligjit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?