Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, poston në Facebook një draft ligjor, që pritet të kalojë brenda muajit prill në Parlament. Në draft parashikohen rritjet e pagave të gjyqtarëve dhe kjo është sipas Halimit një mënyrë e mirë për të reduktuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë.
“Sipas paketës ligjore të hartuar për këtë çështje, çdo gjyqtar që fillon punën nga dita e parë nuk mund të ketë një pagë më të vogël se 100 000 lekë/muaj. Është e rëndësishme që gjyqtarët që dalin nga bankat e shkollës, të fillojnë karrierën e tyre me një pagë dinjitoze, si një element më shumë në rezistencën ndaj tundimit për të devijuar. Një pagë më e mirë do ta bëjë atë më të pavarur nga vektorët ekonomikë por edhe të përgjegjshëm ndaj çdo sanksioni. Gjyqtari i krimeve të rënda do të paguhet jo më pak se 120.000 lekë/muaj. Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit (minimalisht 7 vjet gjyqtar karriere) nuk mund të ketë pagë më të ulët se 140.000 lekë/muaj)”- shkruan Halimi.
Ministri i Drejtësisë thekson se duhet ndryshuar njëherë e mirë statusi i gjyqtarit. Halimi thotë se një sistem karriere i qartë, transparent dhe i besueshëm, po instalohet në KLD nga Presidenti Nishani, por sipas tij, ky proces duhet të shoqërohet dhe me përmirësimin e sistemit të pagës.
Rritje rrogash per cdo kend do te ul korrupsionin po turp qe kjo thuhet nga ministri i drejtesis,turp qe vini kushte per uljen e korrupsionit.
Hahahahahaha…. u gjet ilaci kunder korupsion.
O Halim anti imperialisti, si vajti ajo puna e atij te vrarit ne ambasaden amerikane?
E vrane amerikanet eee?
Te ka lali shpirt, te ka lali xhan! 😛
Po pagen tende sa do e ritess si kryetar i ketij klani te koruptuar?
Ulja e korrupsionit nuk vjen kurre nga rritja e rroges por forcimi i ligjit per ata qe e shkelin ate. Kjo eshte provuar katerciperisht dhe disa vite me pare kur kjo Ministri beri nje rritje rroge po te gjyqtareve.
Doli dhe dordoleci i rradhes, Halimi qe eshte bere haleja ku pjerdh Sala. Pranon se ne sistemin e Drejtesise , lexo Padrejtesise, paska korrupsion, por ti deri me sot thoshe , nuk ka korrusion o vegel qorre. Keto rritje pagash i paguan ti nga ato qe vjedh, se per nje license avokati kerkon 100 milion leke te vjetra, apo i paguan populli qe ushqehet me lista. Korrupsioni nuk ulet me rritje paga por me reforma, jo me njerez partiak te Sales por me zbatim ligji per c’do te korruptuar etj etj. Si Minister (pa portofol) kontrolloji njehere deklarimet e pasurive te gjykatesve e prokuroreve, rrojne si ne perralla dhe ne dore ju ke dhene Ti or mut , llampen e Aladinit ate te gjykimit qe plotesjne cdo teke per vete dhe te afermit e tyre.
Pse,marrin dhe rrogë gjygjtarët? Jepini rrogë sa të duan.Nuk është kjo rruga e duhur.