Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Haradinaj: E turpshme kërkesa e Brnabiç për Ramën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Haradinaj: E turpshme kërkesa e Brnabiç për Ramën
BoteLajmi i fundit

Haradinaj: E turpshme kërkesa e Brnabiç për Ramën

Ornela
Published December 25, 2018
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ju e shihni që kryeministrja e Serbisë po vazhdon me letra për qeveritë e ndryshme nuk i ka ardhur marre me i dërgua letër edhe Edi Ramës me kërkua tërheqjen e njohjes, derisa Serbia ka këso qasje atëherë kuptohet shumë mirë çka kemi vepruar ne”, tha Haradinaj.

Këto komente kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i bëri pas vizitës që i bëri organizatës “Autizmi Flet”, të cilët kanë vendosur një shtëpizë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Nga ana tjetër kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, atëherë kur taksa të hiqet.

Siç thotë ajo, kjo taksë e ka kthyer të gjithë rajonin 50 hapa prapa.

Në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë, Brnabiç, ka thënë se, “ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Parakushti për çdo përparim ekonomik është paqja dhe stabiliteti rajonal”.

Kur është fjala për letrën që presidenti Donald Trump, që i dërgoi presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, Brnabiç thotë se është e befasuar.

“Letra është një thirrje për Prishtinën për të ndaluar provokimet. Siç tha presidenti, ne nuk do të kthehet në dialog, deri sa taksa është në fuqi”, tha Brnabiç.

Edhe presidenti Vuçiç ka deklaruar se nuk ka të ardhme të Kosovës dhe Metohisë pa një marrëveshje të sinqertë mes serbëve dhe shqiptarëve.

o.j/dita

Ornela December 25, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Lala says:
    December 25, 2018 at 2:48 pm

    Kryministria e Serbise nuk eshte ajo qe do te luaj ”burrin ,, por nuk ka koqe?Cfare te thote lala nuk behen te gjitha me dhoniti (vegla artificiale, nuk e di si i thone shqipe se ika pa ardhur emeri ) duan sperme o i djefsha temen.

    Reply
  • Penkuqi says:
    December 25, 2018 at 6:34 pm

    Tash,kur serbët flasin për sinqeritet dhe stabilitet rajonal është absurde,mirëpo kur tregojne gishtin drejt Kosovës atëherë është në kufi me marrëzinë.Kush e destabilizoi rajonin me luftë dhe dhuninme?Kush nuk kërkon falje ende?Kush është ende pretendon që gjithë të tjerët të sillen ne favor të saj dhe shpërfill realitetin?

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    December 25, 2018 at 10:51 pm

    Serbet nuk kane turp, nuk kane karakter, nuk kane bese ! Jane kriminele ! Antishqiptarizmi i tyre eshte ne ADN-ne e tyre dhe nuk ndryshon.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?