Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbështet themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës në Kosovë. Por ai përjashtoi koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.
Haradinaj tha se krijimi i gjykatës është domosdoshmëri, për të hequr njëherë e mirë dyshimet mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në një intervistë në Ora Live, Haradinaj ai është deklaruar edhe në favor të zgjatjes së mandatit të EULEX, pasi sipas tij është një formë e re e prezencës së misionit në Kosovë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e sheh reale mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat paraqiti dhe skenarët e mundshme.
I pyetur mbi aleancat e mundshme para dhe pas zgjedhore, ai përjashtoi aleancën me kryeministrin aktual Thaçi, duke lënë të hapur derën për çdo parti jashtë qeverisjes, që sipas tij mund të sjellë zhvillim të vendit.
Lidhur me bisedimet me Serbinë, Haradinaj thotë se vetëm avancimi në integrimin e veriut mund të nxjerrë të fituar Kosovën.
Z.Haradinaj eshte nji personalitet me nji mendje te hapur !
Ai ,eshte i vetmi ne Kosove ,qe deklaron se eshte pasardhes i pellazgo ilireve . Menyra se si ai
deklaron ,le shume shpresa per zhvillim te komunitetit qe mban besimin mysliman. Kosova ,eshte
Nji pjese e Dardanise ,qe eshte dhe e mbushur me fakte shekullore ,si kisha kristiane shqiptare
monastire ,dhe varre te stilit iliro pellazg. Por ,armiqte tane lindore ,gjithmone kane luftuar dhe
luftojne qe ta shuajne te kaluaren e lashte te shqiptareve ,duke i cilesuar si te ardhur pas tyre !
Populli shqiptare ,,,sado dikujt do ti duket e pabesueshme ,eshte nder popujt me te hershem ne Bote ! Ka ,pasur alfabetin e tij me 52 germa ,tashme te zhdukur nga shtypjet e kohes.
Pra ,vleresoj z. Haradinaj ,si politikan,si shqiptare ,dhe si njo luftetare kunder igjorances ne Kosove .