Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: ‘Harbin Ice and Snow World’, nis në Kinë festivali ndërkombëtar i akullit dhe dëborës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > ‘Harbin Ice and Snow World’, nis në Kinë festivali ndërkombëtar i akullit dhe dëborës
Lifestyle

‘Harbin Ice and Snow World’, nis në Kinë festivali ndërkombëtar i akullit dhe dëborës

Leda Hysa
Published January 7, 2019
Share
SHARE

Festivali ndërkombëtar i akullit dhe borës, zhvillohet që prej vitit 1984 në qytetin Harbin, në Kinën Veriore, në kufi me Siberin. Çdo vit skulptura të bëra nga akulli, kanë për tendencë riprodhimin e figurave nga më të ndryshmet, deri edhe qytete të tërë, duke krijuar një atmosferë magjike, fal dhe efekteve shumëngjyrëshe të dritave Led.

Zyrtarisht, festivali ka filluar në 5 janar dhe do të vazhdojë rreth një muaj, por kohëzgjatja e tij varet edhe prej kushteve të motit.

Në fillimet e tij, festivali ishte tërësisht kinez, por me pas ai u ndërkombëtarizua dhe u përfshi brenda konkurencës së simotrave të tjera që zhvillohen në mbarë botën.

Të pajisur me sega akulli, skapelo, pikoca dhe mjete të tjera të trajtimit të akullit, skulptorë nga mbarë bota, pasi kanë realizuar projektet në letër, i përvishen punës në terren për realizimin e tyre duke punuar ditë e natë deri në datën e çeljes së festivalit.

Veç akullit të përftuar prej lumit të ngrirë, për prodhimin e blloqeve të akullit, përdoret edhe uji i dejonizuar, i cili siguron skulptura të qarta e transparente, të cilat shoqërohen nga drita shumëngjyrëshe, duke krijuar efekte fantastike sidomos natën.

Festivali i Harbin përherë e më shumë po i nënshtrohet konkurencës së fortë të simotrave në Kanada, Japoni dhe Norvegji. Duket se bashkë me rritjen galopante të ekonomisë kineze, rriten edhe dimensionet e skulpturave të akullit.

l.h/ dita

Leda Hysa January 7, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?