Ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito, dha sot disa detaje lidhur me mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila pritet të mbahet në 11 janar, në Prizren. Harto tha për mediat se në mbledhjen e së shtunës do të nënshkruhen disa marrëveshje nga qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës. “Do nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti mes dy qeverive. Do të nënshkruhet dokumenti për partneritet strategjik, do të nënshkruhen marrëveshje në fushat e transportit dhe infrastrukturës, si dhe thellim të bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian”, tha Harito. Më tej ajo shtoi se edhe dy projekte për Preshevën, një premtim ky i bërë gjatë fushatës. Harito u shpreh se një projekt është për bashkëfinancim për pajisjet mjekësore në maternitetin e Preshevës si dhe të një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës. “Do bëhet nënshkrimi formal i këtyre marrëveshjeve dhe dy kryeministrat do u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve”, deklaroi Harito.
Urojme qe sa me shume marreveshje te behen per te ofruar lehtesine e bashkepunimit produktiv ne te miren e perbashket. Pergezime !
Per ju personalsht Milena shpreh pelqimin tim qe je pjese e skudres se qeverisese Rama, pasi jeni nje vajze qytetare jo vetem si kordinate gjeografike e gjendje civile , lindur ne tirane, sepse kjo nuk eshte apsolutisht vlera per kedo , por qytetare ne mendim, formim dhe pergjegjesi. Ne qe te njohim ky fakt na gezon. Suksese cdo shqiptari qe ka cilesi dhe me shume pergjegjesi te jete pjese e perfshirjes ne politike pa dallim krahu PD, PS etj..!