Është përdorur prej vitesh nga kinezët si afrodiziak, por studimet e fundit tregojnë se xhenseni mund t’u japë një dorë meshkujve për një performancë të mirë në shtrat. Një studim i kryer nga koreanojugorët thotë se meshkujt që vuajnë nga probleme të ereksionit patën një performancë më të mirë në dhomën e gjumit, pas konsumimit të një tablete të përgatitur nga xhenseni.
Pavarësisht se në treg gjenden ilaçe kundër impotencës si Viagra, Levitra apo Cialis, rreth 30 për qind e burrave me probleme ereksioni nuk kanë gjetur zgjidhje. Kjo kategori u është drejtuar alternativave të tjera si injektimit në lëndëve direkt në organin seksual apo përdorimit të pompave manuale që çojnë gjakun atje ku duhet.
Por pakkush është kujtuar të përdorë bimën magjike të kinezëve, xhensenin. Studiuesit e Yonsei University në Seul morën si raste studimi 119 meshkuj me probleme të lehta dhe mesatare të ereksionit. Ata u ndanë në dy grupe. Njërit grup iu dhanë katër tableta me bazë bimën e xhensenit, ndërsa të tjerët morën tabletat e zakonshme. Pas tetë javësh, studiuesit vunë re një përmirësim të dukshëm të ereksionit te grupi i parë.
Ju te redaksise e nxirrni si figure bimen por se si quhet ajo bime nuk e thoni